Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-08-11, 18:22   #162
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Shqiptarėt lobojnė me para dhe femra

Lajmi i "Klan Kosova" se komandanti i KFOR-it Erhard Buhler nuk do tė largohet i vetėm nga Kosova por me njė nuse shqiptare, zgjoi interesim te mediat serbe. Kėtė lajm politikanėt serbė tė Kosovės e komentuan me fyerje tė rėnda. Milan Ivanoviq fyen nderin shqiptarėve, merret me insinuata pėr diplomatėt amerikanė, e ndėrlidhė gjeneralin Buhler me periudhėn e nazizmit, ndėrsa pėr nobelistin Ahtisaari thotė se ka marrė para nga “mafia shqiptare” “Lidhja emotive e shefit tė KFOR-it me njė shqiptare e diskrediton atė si bashkėbiseduesin e parė tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė lidhje me krizėn nė veriun e Kosovės”, shkruan “Pres”, citon “vesti-online”.
Milan Ivanovic, kryetar i Kėshillit Nacional serb tė veriut tė Kosovės, ka thėnė pėr “Pres” se “lidhja e shqiptareve tė Kosovės me funksionarė tė lartė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, ėshtė dukuri kronike”.
“Shqiptarėt te ndėrkombėtarėt lobojnė ose me para ose me femra. Kjo ėshtė taktika e tyre. Ta kujtojmė Michael Steinerin, shefin e UNMIK-ut, i cili ėshtė ‘lidhur’ me njė shqiptare e cila e ka braktisur posa i pėrfundoi atij mandati... Buhler shihet ashiqare qė nuk ėshtė miqėsor me serbėt, ndėrsa kėtu flitet se babai i ka shėrbyer nė njėsitet gjermane nė vitin 1941”, ka thėnė Ivanoviq, pėr tė shtuar se “shqiptarėt janė tė prirė pėr tė ‘montuar gra’, ndėrsa njerėzit e fortė janė siguruar pėrmes privatizimit nė Kosovė”.
“Pothuaj tė gjithėve u janė siguruar vende nė kėshillat drejtues tė kompanive tė profitit tė lartė. Kėshtu e kanė siguruar Madeleine Albright, tė ndjerin Richard Holbrooke, Wesley Clark... Ndaj, nuk ėshtė ēudi se tė gjithė ata njerėz kanė luftuar pėr interesat e shqiptarėve mė shumė se shtetet e tyre”.
Ivanoviq shkon tutje me insinuata, duke folur pėr “lidhjet e mafies shqiptare me pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė”, pastaj se “Marti Ahtisaari ka marrė para nga mafia shqiptare” dhe se emri i kėtij tė fundit “ndėrlidhet me dėrgimin e vajzave si dhuratė ‘bonus’”.
  Pėrgjigju Me Kuotė