Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-08-11, 15:43   #1
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Gara pėr Presidentin e Shqipėrisė

E djathta, Bushati: Topalli tė garojė pėr Presidente

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ėshtė propozuar dje zyrtarisht nga Partia Aleanca Demokristiane si kandidate pėr postin e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė. Njė ditė mė parė ishte PDK-ja e Nard Ndokės qė deklaroi hapur mbėshtetjen pėr njė mandat tė dytė tė Bamir Topit nė funksionin qė mban aktualisht. Nė njė deklaratė publike Partia Aleanca Demokristiane thotė se po ndjek me vėmendje procesin e vetėdeklarimit dhe tė mbėshtetjes qė individė tė veēantė apo pėrfaqėsues tė subjekteve tė vogla politike nė Tiranė kanė filluar tė bėjnė nė prag tė zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės nė pranverėn e vitit tė ardhshėm. “Vlerėsojmė se Bamir Topi u zgjodh nė detyrėn e Presidentit i propozuar nga kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike, duke qenė i angazhuar nė politike nė detyrėn e nėnkryetarit tė PD-sė dhe kryetar i grupi parlamentar. Topit nė asnjė rast nuk i ėshtė kėrkuar nga forcat e djathta politike tė mazhorancės qeverisėse, qė gjatė ushtrimit tė detyrės sė Presidentit tė dekretojė ligje apo akte tė tjera, qė rrjedhin nga funksioni kushtetues i Presidentit, me ngarkesa politike tė krahut te djathtė”, thuhet nė deklaratėn e ADK-sė sė Zef Bushatit. Ai nėnvizon se Bamir Topi pėrkundrazi, e nė kundėrshtim me funksionin, ka shprehur hapur bashkėpunimin me tė majtėt socialistė opozitarė, ēka kulmoi dhe me votėn e hedhur prej tij pėr kryesocialistin Edi Rama. Demokristianėt thonė se Topi demonstroi paaftėsi dhe inkompetencė nė kryerjen e detyrės, ndėrsa qėndrimet e tij me influenca tė qarta politike, duke mbėshtetur haptas tė majtėn socialiste, nuk i kanė shėrbyer rolit kushtetues tė Presidentit si pėrfaqėsues i unitetit tė popullit. Aleanca Demokristiane konfirmon se do tė mbėshtesė fuqimisht nėpėrmjet njė lobingu intensiv kandidaturėn e zonjės Jozefina Topalli pėr Presidente tė Republikės sė Shqipėrisė. “Zonja Topalli ėshtė njė kandidaturė e plotėsuar, e cila ka demonstruar njė pjekuri politike e diplomatike si njė grua e fortė e me mjaft autoritet kombėtar e ndėrkombėtar”, thotė Bushati. Partia Aleanca Demokristiane shpreh gjithashtu bindjen se zonja Topalli me kandidaturėn e saj plotėson atė boshllėk nė historinė e Presidentėve shqiptare nga viti 1912 qė, pėr herė tė parė nė historinė e Shqipėrisė Presidenti tė jetė njė zonjė, si dhe njė personalitet nga komuniteti katolik shqiptar. “Duke kėrkuar mirėkuptimin e vėllezėrve tanė shqiptarė tė komunitetit mysliman, me tė cilėt na bashkon gjaku, gjuha e kombi, kėrkojmė qė edhe ata tė mbėshtesin kandidaturėn e zonjės Topalli pėr Presidente tė Republikės sė Shqipėrisė”, pėrfundon deklarata. Njė ditė mė parė ishte njė tjetėr demokristian, kreu i PDK-sė, Nard Ndoka, ai qė deklaroi mbėshtetjen publike dhe politike pėr rikandidimin e Bamir Topit. Ndoka tha se do t’i kėrkonte Partisė Socialiste qė tė mbėshteste kėtė kandidat nė votimin pėr kreun e ri tė shtetit korrikun e vitit 2012. Nga Partia Socialiste ende nuk ka patur asnjė reagim nė lidhje me emrin e kandidatit pėr President apo rreth faktit nėse do tė mbėshtetet rikandidimi i Topit apo jo pėr njė mandat tė dytė.

/Mapo Online/


__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante