05-09-11, 14:56
|
#2
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Partnerja qė meshkujt dėshirojnė
Meshkujt i pėlqejnė zeshkanet
Kah mesi i shekullit tė kaluar aktorja legjendare dhe seks simboli, Marylin Monroe, pati deklaruar se meshkujt i duan mė shumė biondet. Ndoshta dikush do tė pajtohet me kėtė pohim, mirėpo nėse bazohemi nė rezultatet e njė studimi tė ri, nuk qėndron kėshtu. Studimi ka treguar se meshkujt, nė fakt, i pėlqejnė zeshkanet.
Rrjeti shoqėror Badoo ka anketuar 2.000 meshkuj nė mėnyrė qė tė zbulojė se ēfarė i josh meshkujt te njė femėr.
Rreth 60 pėr qind e tė anketuarve kanė deklaruar se mė shumė u pėlqejnė femrat me flokė me ngjyrė mė tė errėt, ndėrkaq njė e treta e tė anketuarve, gjegjėsisht 33.1 pėr qind, kanė thėnė se zeshkanet janė mė atraktive.
Meshkujt tė cilėt i duan biondet pėrbėjnė 29.5 pėr qind tė votave, ndėrsa flokėkuqet janė mė pak tė popullarizuara. Vetėm 8.8 pėr qind e meshkujve thonė se femrat me flokė tė kuqe janė atraktive.
Njė tjetėr informatė interesante ėshtė se meshkujt nuk i duan femrat me figurė manekinie. Shumica e tė anketuarve kanė pohuar se fermat e pėrsosura bartin madhėsinė 40 dhe 42. Femrat edhe mė tė plota zėnė vendin e dytė, ndėrsa ato shumė tė hollat janė tė tretat nė kėtė renditje.
Kur bėhet fjalė pėr ngjyrėn e syve, e kaltra ėshtė dukshėm nė vend tė parė. Rreth 40.2 pėr qind e tė anketuarve kanė deklaruar se e pėlqejnė ngjyrėn e kaltėr. Sytė ngjyrė kafe janė nė vend tė dytė, ndėrsa nė vend tė tretė janė sytė e gjelbėr.
Hulumtimi i Badoo ėshtė realizuar nė Francė, Spanjė, Itali, SHBA dhe Brazil. Vetėm francezėt kanė thėnė se u pėlqejnė femrat shumė tė holla.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|