Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-09-11, 20:58   #115
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Deputetėt i thonė JO“Mėsimbesimit” nė shkolla

Shamia



Seb Bytyēi


Tema e kėtij shkrimi nuk ėshtė mbulesa ose mėsim-besimi. Ky shkrim refuzon tė diskutojė pėr njė ēėshtje tė paqenė. Mirėpo, diskuton pėr ēėshtjet reale dhe pėrpjekjet pėr ta tėrhjekur vėmendjen larg atyre.

Kontrollimi i mendjes

Orwell nė librin e tij “1984” paralajmėron pėr njė shoqėri ku partia kontrollon ēdo aspekt tė jetės, dhe madje ekziston edhe Policia e Mendimeve. Mirėpo, unė dua t’ua rikujtoj librin e H.G. Wells “Makina kohore” (dhe filmin e vitit 2002 me tė njėjtin titull) qė merret me njė qasje tjetėr merret me temėn e ngjashme. Aty njė shkencėtar udhėton nė kohė nė tė ardhmen e largėt. Aty ai gjen njė shoqėri tė varfėr qė jeton sikur paraardhėsit tanė nė kohėn e gurit. Njė gjė tė ēuditshme qė ai vėren aty ėshtė se nuk ka njerėz nė moshė tė shtyrė. Edhe pse nė pyetjet e tij nuk pėrgjigjet askush, mė vonė ai e kupton arsyen e kėsaj. Kėta njerėz vazhdimisht janė pre e disa monstrumėve qė dalin nga toka. Mė e ēuditshmja pėr tė ėshtė se askush nuk pranon tė flas pėr fatin e tyre. Ata thjeshtė e pranojnė realitetin dhe nuk flasin pėr familjarėt e tyre tė rrėmbyer/vrarė nga monstrumėt nėntokėsor.

Mė vonė, protagonisti, e kupton ēfarė po ndodhė. Pėr shkak tė njė katastrofe bota shndėrrohet nė njė vend tė shkretė. Dhe lloji njerėzor evoluon nė dy nėnlloje, njėri, Morlokėt, qė jeton mbi tokė (dhe qė ju ngjan shumė njerėzve tė tashėm) dhe tjetri nėnlloj, Eloi, qė jeton nėn tokė (dhe ngjajnė nė monstrumė). Nėntokėsorėt nė fakt i gjuajnė njerėzit mbi tokė pėr ushqim. Nė film, shkencėtari kupton se nėntokėsorėt janė tė ndarė nė disa grupe, dhe pėrderisa njė grup merret me “gjuajtjen” e njerėzve, njė grup mė i avancuar ėshtė nė gjendje tė kontrollojė mendjen e tė gjithė nėntokėsorėve si dhe tė njerėzve mbi tokė. Kėshtu, predatorėt i frikėsojnė njerėzit duke u futur edhe nė ėndrrat e tyre, dhe duke mos i lejuar as tė mendojnė pėr rezistencė.

Mjegulla kosovare

Nuk ka si tė mos vijė nė mendje ky skenar, kur e sheh ēfarė ndodhė me popullsinė nė Kosovė. Shumė e rėndėsishme ėshtė saga e shamive e mėsim-besimit. Nė qindra anketa qė janė bėrė me qytetarėt kosovarė qė nga viti 1999, nė asnjėrėn pėr tyre nuk del si brengė shamia ose mėsim-besimi. Vazhdimisht konfirmohet se brengat kryesore pėr qytetarėt janė papunėsia, varfėria dhe korrupsioni. Dhe pėr ēfarė teme diskutojnė kosovarėt me javė tė tėra? Pėr shaminė dhe mėsim-besimin, tema qė as nuk figurojnė nė radarin e shoqėrisė kosovare pėr nga rėndėsia.

Kėtu pra qytetarėve u imponohen tema qė ua tėrheqin vėmendjen e tyre nga ēėshtjet reale. Para syve kolektiv tė shoqėrisė kosovare vendoset njė shami e errėt qė e parandalon shikimin e problemeve tė vėrteta. Dhe, me mjeshtri prej ninxhash gjuhen bomba tymi, nė kohėn kur buxheti i Kosovės dėmtohet me miliona euro nga korrupsioni. Grabitēarėt duan mjegull.

Qytetarėt si Eloi dhe ēėshtjet e vėrteta

Pėrderisa, mjegulla e hutia krijohen me zell nė tė tėra anėt, qytetarėt grabiten ēdo ditė. Ēdo i treti kosovar jeton nė varfėri absolute. Inflacioni ėshtė rritur, dhe ēmimet pėr ushqim janė rritur pėr gjysmė. Numri i ndėrmarrjeve qė mbyllen – nga presioni i tatimit nė njė anė dhe haraēit nė anėn tjetėr - ėshtė rritur nė vitet e fundit. Dhe ēfarė ndodhė me njerėzit qė mbesin pa punė dhe pa dinjitet? “Shpėtimtarėt” shkojnė u ofrojnė lėmoshė duke shkelur edhe mė tej dinjitetin e tyre.

Refuzimi i hirit syve

Nė vend qė tė diskutohet pėr krijimin e vendeve tė punės, diskutohet pėr shami qė bartet nga disa dhjetėra persona nga gati dy milionė. Nė vend qė tė propozohen ligje pėr luftimin e korrupsionit e krimit tė organizuar, si p.sh. ligji antimafia ose pėrforcimi i Agjencisė Anti-korrupsion me fuqi prokuroriale, propozohen amandamente ligjore pėr mėsim-besim.

Prandaj, kurthi mjegullues i ngritjes sė temave tė paqena ėshtė i rrezikshėm. Ėshtė mashtrues dhe dėmtues pėr qytetarėt e Kosovės. Dhe diskurset e tilla publike qė promovojnė debate romantike herė nacionaliste herė religjioze, janė qėllimkėqija dhe duhet tė refuzohen.


(Autori ėshtė Drejtor i Institutit Ballkanik tė Politikave. Opinionet janė personale.)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė