Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-11, 22:38   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjergj Fishta

Kontributi i elementit dhe klerit katolik pėr atdhedashuninė


(Malėsia e Madhe-kryefjalė nė vite)


Flamuri i Gjergj Kastriotit nė Bratile tė Deēiqit (6 Prill 1911) ishte njė shkėndi pararendse e Shpalljes sė Pavarsisė mė 28 Nandor 1912


Klajd Kapinova


Nė mėnyrė tė pėrmbledhur e pa shumė referenca tė tjera historike (tė cilat janė pjesė e nji libri nė dorshkrim), po paraqes punimin tim modest nė 100-vjetorin e Kryengritjes sė Malcisė sė Madhe, duke pėrshkrue shkurtimisht kontributin e shquem, qė ka dhanė kleri katolik, me prelatėt e vet nė shėrbim tė ēashtjes nacionale.
Shqipnia, ka qenė historikisht pėrherė zemra e patriotve tė vėrtet tė djelminė tė Malsisė sė Madhe, trevė e cila shpesh herė ėshtė pėrmendur, se ka gjeneruar burra kuvendi e pushke; duke i falur Atdheut e maleve kreshnike Ded Gjon Lulin (1840-1915), i njohur pėr burrni, urti e autoritet.
Me kėto cilėsi, Deda pėrballoi me armė nė dorė ushtritė pushtuese turke e sulmet malaziase, duke ruajtur me vendosmėri trojet e tė parėve tanė.
Kryengritja e fillimit tė dekadės dytė tė shek. XX, i tregoi Europės, se kishte ardh koha tė shkundej nga soditja indiferente, qi i bante vėshtrimit tė ngjarjeve nė trungun e vjetėr tė Europės Juglindore, nė trajtimin e ēashtjeve shqiptare, paralajmėroi fuqit e ndryshme ballkanike, qė andrronin nji coptim midis tyne tė Turqisė europiane, se trojet abnore nuk do tė ishin nji kafshat e leht pėr t’u gėlltit nga orekset e tyne tė pangopshme.
Kryengritja nė fjalė, i dha nji mėsim tė mirė pushtuesit turk “tue provue nė gjuhėn e plumbave se kishte perendue tashma koha e ekspeditave ndėrshkimore dhe e raplezarjeve, tė udhėhequna nga gjeneral shum tė zot dhe tė sprovuem nė mizori, si Shefqet Turgut Pasha me shokė” (Shih, Tef Krroqi, “Hylli i Dritės”, vj.XXII, fq.11).
Kombet, qė pėr shumė shekuj kishin vuejt nė robnin turke, u gėzuan e nisėn tė gjallnohen, duke mendue se po fillonte nji shpresė e re. Jashtė kėtij ndikimi jetėdhanėse nuk mbeti as Shqipnia, e cila mbi kurrizin e saj kaloi keqtrajtime me plagė tė thella.
Mirėpo, nuk vonoi shumė, se xhonturqit e rij porsa erdhen nė pushtet nisėn metodėn e kėrbaēit dhe tė mosprishjės sė “qetėsisė”, duke vijue tė merrnin nėpėr kamb nacionet, qė asokohe ende vegjetonin brenda pushtuesve osman.
Historiani erudis At Marin Sirdani (1885-1962), duke vlerėsue kontributin e elementit katolik shqiptar nė drejtim tė atdhedashunisė, mbi lėvizjet shtypse tė xhonturqve tė rij kundėr nacioneve (qė kėrkonin liri), cek ngjarjen e randsishme tė historisė me 6 Prill 1911, kur shkruan: “Barbarit, mandej tė kryesum prej Xhavit Pashės e Shefqet Turgut Pashės pėr tė shtyp shqyptart ēuen pesh zemnat e shumkuj, e Leket e Malcis qi nuk ishin ken msue me u ba rajė e askuj, tue provue se vetem arma muejte me u sigurue gjan, mallin, nderen e tė drejtat qi kishin pas gzue per qindra vjet edhe nen Turki nisen me levis. Qysh n’prendveren e vjetit 1910 shifen faqe sheje paknaqsije: t’arratisunt shtohen e nė krye tė ēetave kryengritse asht “Kreshniku i Malcis” Ded Gjo’ Luli. Ky e Kol Toma, Bajraktari i Veles, ishij tė vetmit nė krahinen e Shkoders qi tuj mos zan bes njaj permirsimi me djelm t’vet e kushrit nuk kishin dorzue armt e ishin arratis. Kaloi gjith ajo vjet pa ndonji ngjarje me randsi, por me 24 marc 1911 zuni fill nji luftė e vertet kundra Turkis. Populli mbar i Malcis i lidhun me kryengrits, me pushk e pa pushk msyni njiherit tė gjitha postat qi gjindeshin brenda kufinit t’Malcis e me at yrysh n’e e nesre, pushtuen Tuzin, e ashtu t’forcuem me arm e me municion u drejtuen kah Shkodra e qendruen n’Koplik. Mali i Zi, i cilli mezi qi pritte me pa shtjellime nė Turki, tuj e pa se malcort ia kishin nis punes pernjimend, u vu me i mprojt e e bane kufinin e liri me hi e me dal. Lajmi se Malcia ishte ēue pesh e dojte me msye Shkodren e qiti ne mendim Bedri Pashen, valin e atij qyteti, e me shkak se ishte Dini ne rrezik rrejti muhamedanet e vendit, e kush kje i zoti i armve u bashkuen me asqer e duel ne luft kundra malcosve. Kta per me i diftue Fiqive t’Europes e shqyptarve qellimin e kryengritjes ban me 30 marc nji mbledhje n'Cetin e i ēun nji “Memorandum” Fuqive t’Mdha e Malit t’Zi. Ne ket tubim pos kremve t’Malcis muren pjes e u lidhen me ta edhe disa kren me randsi t’vendeve tjera, t’krishtene e muhamedan”. (material nė dorėshkrim).


Kush ishte Ded Gjo’ Luli?

“Pash, o Pash, t’ rrnoft bajraku,
Ndigjo Deden ē’asht kah flet:
Pėr pa rrjedh der n’sylah gjaku,
Knjazi vendin tem s’e shklet!
Ah! Qe prep don t’na dajn copa!
Prep mendimi i par asht ngjall!
Por ta marr vesht tan Europa:
Ded Gjo’Luli prap asht gjall!”

Ai ishte lind e rrit nė bjeshkėt e nalta tė maleve tona, ku gurgullon uji i kristalt nga bora e shkrim, pyjeve, ku kumbueshėm dėgjohet zani nė kor i zogjve, njerėzve, qė si lisa tė gjatė hijeshojnė, me shtėpitė e mbushuna plot me zanin gazmuer tė fėmijėve, qė harlisėn lirshėm, tek shėtisin mbi ato shkrepa tė nalta e tė lame me gjak e lot trimash, ku, Atdheu e feja e tė parėve ilir u ruajtėn ma shumė, se nė asnji vend tjetėr tė Shqipnis.
Portreti i tij mbetet fisnik. “Emni rron gjatė nė veprat e mėdha”, thuhet nė nji fjal tė urt popullore. Ishte i pari midis tė parve, i barabart mes tė barabartve.
Ai, u dallua pėr aftėsi tė madhe drejtuese, si nji ushtarak nė zemėr tė Alpeve tė nalta tė bjeshkve. Ende jeton nė zemnat e kujtesėn e malėsorėve vlerėsimet nga bashkohėsit pėr Dedėn, ku, midis tė cilėve Avni Rustemi e quajti “burr i pafrik e i panjoll i maleve tona”.
Deda, ishte jo ma shum se 38 vjeē si adjutant besnik i Ēun Mulės nė Lidhjen e Prizrenit, tuj ken pjesmarrs nė vjetin 1878. Kryetrimi, ishte e mbeti shpirti dhe zemra e kryengritėsve, duke qenė trim si tė gjithė trimat e tjerė tė Malėsisė, qė me respekt e ndoqėn mbas, pėr mbrojtjen e trojeve tė vendlindjes.
Nė betejėn e hatashme u vranė trimnisht kelmendas, hotjan, shkrelas, koplikas, kastratas e shkodran, tė cilėt ishin tė ndihmuem shpirtėnisht nga kleri katolik.
Pikėrisht, pėr hir tė sė vėrtetės sė dokumentuem nė shtypin e kohės, pėr llogari tė ekspeditave famkeqe ndėshkimore tė Turgut Pashės e Portės sė Nalt, brėnda ushtrisė pushtuese ishin tė veshun me rroba e pagueshin rregullisht (mercenar) disa trathtar shkodran, tė cilėt i shėrbenin me besnikėri, duke iu kundėrvue me armė nė dorė fatosave tė Ded Gjon Lulit, tė cilėt pa iu tremb syni mbanin me vendosmeni njeri mbas tjetrit nė maj tė Deēiqit Flamurin Nacional tė Gjergj Kastriotit.
Tashma, dihet fundi i turpshėm i trathtarve, tė cilėt trimat e Ded Gjon Lulit nuk i vran, por i lanė tė lirė tė ktheheshin nė vendlindjen (nė kėmish e brekushe), qė e kishin trathtue.
Publicisti Risto Siliqi, nė librin e parė: “Pasqyra e ditve tė pėrgjakshme nė tė pestin shekull Shqypnis tė robnueme”, Trieste, korrik 1912, shkruan: “Me 26 tė marsit, bashkue ushtarėt e Hotit, tė Kelmendit, tė Grudės, tė Kastratit, tė Shkrelit e tė Shalės, e tė sokoluem me fitime tė pėrditshme, i ranė me nji rreptsi ushtris sė pėrzieme me shkodran, sa mbas guximit e fatoshis tė rrall tė ktyne ushtarve shqyptar, kėta halldupa e pan se tė gjith po jesin me krye e ran gjall nė dor. Ndėr ta rob u xu dhe Abas Bekteshi, njaj trathtar qi nė kohė tė aksionit reformator ju pat kundershtue si shqyptar Shefqet Turgut Pashės, dhe pasi e patėn burgosun e dy herėsh, nė tė pamė tė gjith popullit t‘Shkodres, e patne shtrue n’dajak, e ky i poshtri u ēue me i ndihmue anmikut tė vet e me e vra me vllazėn. Pėr posė tij u xun rob dhe tjer, tė cilve mbasi armėt e fishekėt ia morėn, i lshuen lirė, tė cilėt ikėn me marrė kah Podgorica, prej kėtej me avullore pėrmbi liqe e shkuene n’Shkoder, ku ndoshta nana e gratė e tyne do t’i kenė pritun tė padituna t’i ngjeshin furkat. Kėt ditė dhe prej Jusuf Gjokajve tė frugsuem prej plumbave tė shqyptarėve ikėn nė Podgoricė 70 vetė tė turkut. Ne nesre si plasi drita, fatosat ton psyne pėrsėri si luana dhe xune rob edhe 90 vet tė tjerė, I ēarmatosen e i nisen kah Podgorica”.
Risto Siliqi, si gjithė rilindasit patriot tė tjerė tė penės e pushkės, e njihte mirė fytyren e trathtisė. Me gjuhėn e fakteve historike dhe si dėshmitar, ai fshikulloi pamshirė tė gjithė trathtarėt e nacionit, qė iu kundėrvun me armė nė dorė flamurit kuq e zi tė fatosa tė lirisė. Nga ana e tjetėr, studiuesi historian At Marin Sirdani, mbasi pėrshkruen pikėt kryesore tė “Memorandumit”, nėnvizon frymėn e bashkpunimin e ngushtė qė ekziston midis malėsorve pa dallim feje.

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė