Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-09-11, 17:15   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: USA Like Tėrnava

Myftiu ekstremist






Mulla Osmani e Mulla Idrizi thonė se Myftiu Naim Tėrnava pėrkrah grupet ekstremiste dhe se ėshtė njeri qė i frikėsohet transparencės. Kjo, sipas tyre, ėshtė arsyeja se pse u shkarkuan. Tė dy imamėt pohojnė se nuk do ta respektojnė vendimin e Myftiut.


Nga Lirita Halili mė 24 shtator 2011 nė ora 08:12
Myftiu i Kosovės, Naim Tėrnava pėrkrah ekstremistėt islamė dhe i druhet transparencės. Kjo ėshtė arsyeja pse ai njė ditė para xhumasė mori vendim pėr shkarkimin e dy kryetarėve tė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame.

Tė paktėn kėshtu thonė Idriz Bilalli e Osman Musliu, tė cilėn i shkarkoi nga detyra e kryetarėve tė kėshillit, njėri nė degė nė Podujevė e tjetri nė Drenas. “Myftiu Tėrnava po tenton t’i trimėrojė grupet ekstreme, tė cilat janė ngritur kundėr nesh”, pohon Mulla Idrizi, derisa thotė se pėrveē kėtyre arsyeve, myftiu i Kosovės kurrė nuk ka pas diēka personale me tė.

“Ne i kemi drejtuar edhe disa kritika nė adresė tė Bashkėsisė Islame, duke i treguar pėr keqmenaxhimet qė bėhen aty. Edhe kjo mund tė merret si arsye pse unė sot jam i shkarkuar”, thotė Idriz Bilalli pėr Express.

Pėrveē pėrkrahjes ndaj grupeve ekstreme, sipas Mulla Idrizit, vendimi qė BIK ka marrė pėr shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit tė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Podujevė ėshtė marrė edhe pėr disa arsye tjera.

Sipas tij, Naim Tėrnava e ka bėrė kėtė vetėm qė ta shpėrqendrojė situatėn aktuale nėpėr tė cilėn po kalon Kėshilli i Podujevės. “Ky vendim ėshtė edhe njė tentativė e ngufatjes sė nismės sė organizimit sindikal. Shkarkimi im ka tė bėjė me tentativa pėr stopimin e asaj ēka ne kemi formuar”, tregon Mulla Idrizi pėr Express.

Sipas Mulla Idrizit, kėto janė ndėr shumė arsyet qė e kanė shtyrė Tėrnavėn, qė bashkė me klanin e tij brenda BIK-ut, ta marrė vendimin pėr shkarkim. Por, sipas tij, shkarkimi nuk ka tė bėjė asgjė me ndonjė problem personal qė ai ka pas ndonjėherė me myftiun.

Tė njėjtėn gjė e thotė edhe Osman Musliu, kryetar i Kėshillit tė BI-sė me degė nė Drenas. Edhe ky e pati fatin e njėjtė sikurse tė Mulla Idrizit. Kjo pasi qė tė dy ishin formues tė
Shoqatė Sindikale tė Punėtoreve tė Bashkėsisė Islame, pėr themelimin e sė cilės BIK-u ishte absolutisht kundėr.

Derisa Mulla Idrizi thotė se shkarkimi i tij ka mundėsi t’i trimėrojė ekstremistėt, Mulla Osmani thotė se myftiu i Kosovės me kėtė vendim ka deklaruar se i frikėsohet transparencės.

Arsyeja qė i ėshtė dhėnė Idriz Musliut nė vendimin pėr shkarkim ėshtė se ai bashkė me tė tjerėt qė kanė formuar sindikatė, e kanė zbrit imazhin e Bashkėsisė Islame. “Zbritje tė imazhit ata e kanė konsideruar formimin e sindikatės, daljen publike nė media. Mė shkurt ai i frikėsohet transparencės”, thotė Mulla Idrizi pėr Express. “ Myftiu nuk ka dėshirė qė dikush t’ia zbulojė tė gjitha ato qė i ka bėrė qė 7 vite”, pohon ai.

Por, pavarėsisht vendimit pėr shkarkim, Idriz Musliu ėshtė paraqitur edhe tė premten nė punė, sikur tė mos kishte ndodhė asgjė. “Njėjtė do t’ia bėj edhe tė hėnėn e ditėt e tjera nė vazhdim. Nuk do tė pajtohem me vendimet e Tėrnavės”, thotė i bindur udhėheqėsi i Bashkėsisė Islame tė Drenasit.

Tė njėjtėn ditė edhe protesta

Myftiut duket se nuk po i ec fjala as te xhemati.

Pėrkundėr thirrjeve tė tij qė mos tė protestohet tė hėnėn pėr ēėshtjen e shamisė, Lėvizja Bashkohu mblodhi njerėz para Qeverisė.

Ashtu sikurse herėve tė kaluara, por me njė numėr shumė mė tė vogėl, protestuesit u mblodhėn pas faljes sė “xhumasė”. Edhe kėtė herė organizatori i protestės, Fuad Ramiqi e luti turmėn qė tė protestojnė tė qetė dhe nė mėnyrė paqėsore.

Por, pėr dallim nga protesta e vitit tė kaluar kur besimtarėt myslimanė kishin protestuar pėr shaminė, kėsaj radhe nė mesin e protestuesve nuk ka pasur gra. Madje nė krahasim me vitin e kaluar, edhe numri i atyre qė morėn pjesė nė kėtė protestė ishte i vogėl.

Sikurse ēdo protestė, edhe kėsaj radhe fjalimin e mbajti Fuad Ramiqi, kryetar i “Lėvizjes Bashkohu”. Ramiqi nė fjalimin e tij mė shumė ka pėrmendur njė manifest tė Lėvizjes Bashkohu sesa ka folur pėr shaminė dhe tė drejtat e vajzave qė ta mbartin atė nė shkolla fillore dhe tė mesme.

I gjithė fjalimi i Ramiqit kishte tė bėnte me fjalėt e tė tjerėve qė kanė thėnė pėr Lėvizjen qė ai e udhėheq. “Nuk jemi kėtu pėr tė tjerėt qė na quajtėn talebanė, jemi kėtu pėr tė drejtėn qė po u privohet motrave tona. Ata po i ofendojnė nėnat e heronjve tonė”, ka thėnė ai.

Ai citoi edhe njė fjalė tė urtė: “Luftėn e bėjnė luanėt, e paqen e udhėheqin hienat”.
Ramiqi tha para tė gjithėve se ai ka qenė njė luftėtar, kurse personat qė po e udhėheqin shtetin e kėrcėnojnė demokracinė nė Kosovė.

Pėr t’iu kundėrvu kėsaj, ai para protestuesve ka shpėrnda manifestin e Lėvizjes Bashkohu ku edhe tregohen pikat pėr tė cilat lufton kjo Lėvizje. Ramiqi ka thėnė se kjo ėshtė hera e fundit qė protesta mbahet nė Prishtinė, pasi ajo do tė mbahet edhe nė qytetet e tjera tė Kosovė. Pėr Ramiqin, shamia ėshtė njė ēėshtje qė i preokupon tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Protesta nuk ka zgjatur mė shumė se 15 minuta dhe protestuesit iu bindėn apelit tė organizatorit tė protestės qė tė shpėrndahen tė qetė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė