Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-09-11, 17:17   #49
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Njė tragjedi kosovare





Njė person i vrarė e dy tė plagosur ėshtė bilanci i njė pėrleshje tė armatosur nė qendėr tė Prishtinės pasditen e sė premtes. Gjithēka ka nisur kur, tashmė viktima, ka plagosur me armė zjarri pronarin e ri tė ndėrmarrjes “Ramiz Sadiku”. Mė pas, djemtė e kėtij biznesmeni e kanė ndjekur tė riun nga Kodra e Trimave derisa e kanė qėlluar pėr vdekje.



Nga Nebih Maxhuni mė 24 shtator 2011 nė ora 08:26
Njė person i vrarė dhe dy tė plagosur ėshtė bilanci i njė pėrleshjeje tė armatosur nė orėt e pasdites nė Prishtinė, gjegjėsisht afėr Hotel Prishtina nė rrugėn Robert Dol.

“Policia ka arritur tė arrestojė shtatė persona si tė dyshuar pėr kėtė vrasje, nė mesin e tyre edhe dorasin”, ka thėnė zėdhėnėsi i policisė sė Kosovės, Baki Kelani.

Policia ka saktėsuar se kjo ngjarja ka ndodhur rreth orės 16 e 40 minuta.

Dėshmitarėt e shokuar kanė rrėfyer tėrė ngjarjen.

“Jena kon tu nejtė afėr vendit ku ka ndodh vrasja, kur kemi dėgjuar disa krisma. Gjithēka ka shkuar si nė filma aksion”, rrėfen njė dėshmitar okular.

Sipas tij, gjithēka ka ndodhur kur dy persona tė moshės sė re e qė besohet se janė nga Kodra e Trimave kanė ardhur nė atė pjesė tė qytetit, duke plagosur fillimisht njėrin nga pronarėt e ndėrtesės shumėkatėshe “Ramiz Sadiku”.

Gjatė kėsaj pėrleshjeje me armė qė ka rezultuar me njė tė ri tė vrarė, janė pėrdorur armė zjarri dhe thika.

Viktima, banues nė lagjen Kodra e Trimave, sipas burimeve tė Express, thuhet se fillimisht ka plagosur njėrin nga pronarėt e kėsaj ndėrmarrjeje pasditen e sotshme. Mė pas djemtė e pronarit, nė afekt, kanė ndjekur viktimėn dhe e kanė qėlluar atė nė pjesėn e majtė tė gjoksit.

Po, sipas kėtij dėshmitari, ka qenė djali i pronarit tė banesave qė ka shtėnė me armė zjarri drejt tashmė viktimės dhe njė shoku tė tij, i cili ka marrė plagė tė rėnda.

Gazeta ka mėsuar se viktima ka mbiemrin Kastrati, derisa dorasi ka mbiemrin Krasniqi.

Njė burim i gazetės nė polici ka treguar se nė bazė tė hetimeve tė para, vrasja ka ndodhur si pasojė e njė konflikti tė mėhershėm mes palėve.

Policia nuk ka mundur tė saktėsojė emrin e viktimės e as tė arrestuarve e po ashtu as motivet e kėsaj ngjarjeje tragjike.

Hetues tė policisė sė Kosovės dhe ata forenzikės kanė dalė menjėherė nė vendin e ngjarjes pėr tė hetuar nė detaje rrethanat qė kanė ēuar deri te kjo vrasje. Disa rrugė nė atė pjesė kanė qenė tė bllokuar pėr automjete.

Trupi i viktimės ėshtė bartur menjėherė nga policia dhe ėshtė dėrguar nė mjekėsinė ligjore pėr obduksion.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė