Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-10-11, 18:24   #66
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: "eulexi e vret deshmitarin X ne rasti kleēka" a'la fshatarēe

Dėshmitari i mbrojtur pa mbrojtje 24-orėshe





Autoritetet gjermane kanė thėnė tė premten se Agim Zogaj ishte dėshmitar i mbrojtur edhe nė Gjermani.
Njė zyrtar federal gjerman ka thėnė nė kushte anonimiteti se personi me emrin Agim Zogaj, i cili nė Kosovė ishte dėshmitar i mbrojtur dhe i koduar me shkronjėn “X”, ka qenė edhe atje nė programin e mbrojtjes sė dėshmitarėve.

“Ai ishte nė programin e mbrojtjes sė dėshmitarėve, por kjo nuk do tė thotė se ai ėshtė 24 orė nėn mbrojtje”, ka thėnė ai pėr “Koha Ditore”.

Sipas tij, edhe natėn e vdekjes dėshmitari Agim Zogaj e kishte shfrytėzuar njė moment tė shėtitjes dhe kishte shkuar nė mal, ku, sipas tij, ka bėrė vetėvrasje. Ky zyrtar nuk ka dashur tė japė mė shumė detaje.

Sipas njė zėdhėnėsi tė Policisė sė atjeshme, Agim Zogaj i kishte treguar vėllait tė tij se do ta vriste veten.

“Ne e kemi marrė informatėn dhe menjėherė kemi dalė nė kėrkim tė tij. Kėrkimi ka zgjatur disa orė, por nė fund e kemi gjetur rreth orės 23:50 nė parkun e qytetit Duisburg. Tashmė ishte i pajetė”, ka thėnė zėdhėnėsi Ramon van der Maat.

E katėr ditė pas vdekjes sė kėtij dėshmitari EULEX-i ka shprehur keqardhje pėr ngjarjen dhe u ka shprehur ngushėllime familjarėve tė tij. Zėdhėnėsi i EULEX-it, Nicholas Hawton, ka thėnė se rrethanat e vdekjes sė tij janė duke u hetuar nga autoritetet gjermane, pėr tė shtuar se misioni evropian ka besim nė pėrfundimet qė do t’i nxjerrin ata.

Por a ka pasur siguri tė mjaftueshme Agim Zogaj?

Njė prokuror kosovar, nė kushte anonimiteti ka thėnė pėr “Koha Ditore” se nė asnjė rast nuk do tė duhej tė ndodhte vdekja e dėshmitarit kyē. Sipas tij, siguria do tė duhej tė ishte nė atė nivel saqė edhe ushqimi e pijet do tė duhej tė kontrolloheshin para se t’i konsumonte Agim Zogaj.

Sipas ditores “Zėri”, burime tė “Jeta nė Kosovė” thonė se Zogaj kishte qenė nėn mbrojtjen e EULEX-it kur e kishin larguar nga shtėpia e tij nė Nashec tė Prizrenit, por jo edhe nė momentin e vdekjes. Njė prej arsyeve thuhet tė ketė qenė edhe mosdurimi i tij pėr gjendjen nė tė cilėn ai duhej tė mbrohej gjithmonė.

EULEX-i n pėrgjegjės pėr vdekjen e Agim Zogajt e ka bėrė gjatė kėtyre ditėve edhe familja e tij. Ata kanė thėnė se ky mision nuk e mbrojti Zogajn dhe bile e mori nga shtėpia pa vullnetin e tij nė maj tė kėtij viti.

Agim Zogaj ishte dėshmitari kryesor nė rastin “Kleēka”, ku ėshtė i pėrfshirė edhe deputeti i Kuvendit tė Kosovės, Fatmir Limaj. Ky i fundit dhe nėntė persona tė tjerė akuzohen pėr krime lufte kundėr popullatės civile dhe robėrve tė luftės, nė fshatin Kleēkė. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė