Varroset dėshmitari X
Nga Express mė 01 tetor 2011 nė ora 20:02
Tė shtunėn nė varrezat e qytetit nė Prizren ėshtė varrosur Agim Zogaj, i njohur si dėshmitari X nė rastin Kleēka.
Arkivoli me trupin e pajetė tė Zogajt ėshtė sjellė nė Kosovė nė paraditen e sotme, ndėrsa lamtumirėn e fundit ia dhanė anėtarėt e familjes.
Zyrtarė tė policisė gjermane tė enjten e kaluar kanė konfirmuar, se analizat e obduksionit tė trupit tė pajetė tė dėshmitarit X tregojnė se ai ka bėrė vetėvrasje, duke varė veten me litar nė orėt e vona tė sė martės sė kaluar, nė njė park tė Duisburgut.
EULEX-i ka konfirmuar vdekjen e dėshmitarit X nė rastin Kleēka, ku deputeti Fatmir Limaj, sė bashku me nėntė bashkėluftėtarė tė tij, akuzohen pėr krime lufte, por misioni evropian pėr sundimin e rendit dhe ligjit nė Kosovė nuk kanė dhėnė detaje tjera.
Deputeti Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshėm nga Gjykata e Hagės, pėr krimet e supozuara me tė cilat e ngarkon edhe tash Prokuroria e EULEX-it. /kp/
__________________________________________________
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,64006
__________________________________________________ __
"Deputeti Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshėm nga Gjykata e Hagės, pėr krimet e supozuara me tė cilat e ngarkon edhe tash Prokuroria e EULEX-it. /kp/"
- euleshi nuk mund ta gjykoje as denoje deputetin e Parlamentit kosovar , F.Limajn, meqenese Gjykata e Hages, ne pretencen e vete, e ka shpallur te pafajshem per te njejtet "krime te montuara" nga vekariēi dhe marnhaku;
- euleshi mbahet pergjegjes per vdekjen ne rrethana te paqarta te deshmitarit X meqenese X-i ishte nen mbrojtjen e milicise se marnhakut.