Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-11, 15:56   #75
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

vijimi


Ju thatė se Skėnderbeu ėshtė i keqtrajtuar nė Itali. E thoni kėtė krahasuar me kontributin e tij pėr kėtė vend?
Kultura italiane ndaj figurės sė Skėnderbeut ėshtė indiferente. Ai ėshtė njė hero qė i ka dhėnė shumė jo vetėm Shqipėrisė, por gjithė Europės, por fatkeqėsisht nuk ėshtė i vlerėsuar ashtu si nė vendin tuaj, madje mė lejoni tė them, nė atdheun tonė. Nė Itali, ne tė familjes Kastrioti Skėnderbe jemi njerėz normalė, ashtu siē ėshtė e drejtė tė jemi: punėtorė dhe prindėr. Roma ka sheshin “Albania” me monumentin e Skėnderbeut, po aty ėshtė edhe pallati i famshėm me emrin e tij, i cili duhet tė ishte njė vend ku tė tregoheshin marrėdhėnien e shkėlqyera italo-shqiptare, por pėr fat tė keq atje ėshtė muzeu i makaronave. Ėshtė i pashpjegueshėm pėr mua fakti pse nuk ka njohje pėr figurėn, njeriun dhe historinė e Skėnderbeut. Kjo ndoshta vjen edhe pėr faktin se politikani i vėrtetė sot nė Itali ndoshta nuk ekziston, sepse politikani historik kulturalisht ishte shumė i pėrgatitur. Unė vet ndjehem i papėrgatitur pėrballė Skėnderbeut nga i cili rrjedh, imagjinoje ai qė nuk ka asnjė lidhje, ēfarė mund tė dijė pėr tė. Historia e njė heroi qė ka punuar shumė pėr Europėn sot nuk njihet, pėrveēse nga arbėreshėt apo nga ata me origjinė arbėreshe. Sigurisht qė nėse takoni djalin tim, ai do t’u pėrgjigjet.

E meqenėse flasim pėr arbėreshėt, ata janė ende dėshmi e gjallė e asaj qė ndodhi nė vitet ‘500. Si janė raportet tuaja me ta?
Arbėreshėt pėrfaqėsojnė historinė dhe traditat qė sipas meje, nuk gjenden mė kėtu, edhe pse nuk mund tė flas me siguri pėr Shqipėrinė. Ata flasin ende shqipen e vjetėr, janė krenarė, tė mrekullueshėm dhe kanė gjak shqiptar, qė rrjedh nė mėnyrė tė vrullshme. Kontaktin e parė qė kam pasur me arbėreshėt ka qenė vitin e shkuar. Patėm nderin tė ftoheshim nga Portocannone (Porkanun) nė njė festė tė pėrvitshme, ku na trajtuan shumė mirė. Do tė ishim edhe kėtė vit, po tė mos kishim marrė ftesėn pėr nė Shqipėri, nė tė cilėn nuk mund tė mungoja. Doja tė sillja edhe djemtė, por do tė ishte e ekzagjeruar.

Do tė udhėtoni nė Krujė, nė Peshkopi, nė Dibėr tė Madhe. Ēfarė prisni tė gjeni nė kėto qytete?
Krujėn e konsideroj si qytetin tim. Njė vizatim i saj qėndron pėrballė tryezės sime tė punės sė bashku me njė flamur shqiptar dhe shqiponjėn. Do tė mė duhet t’i vizitoj mė parė e pastaj tė flas.

A trashėgoni objekte me vlerė historike nga familja, libra apo dokumente?
Ruaj ende njė pikturė tė shkėlqyer tė Skėnderbeut. Nė fakt ėshtė e vendosur te shtėpia e Nėnės nė Napoli, por mė pėrket mua. Ruaj po ashtu edhe njė pikturė qė motra e gjyshit tim Ferdinandos donte ta sillte si dhuratė nė dasmėn e Mbretit Zog. Mė kanė treguar se Mbreti Zog kishte pasur mundėsinė tė martohej me njė pasardhėse tė Skėnderbeut qė ishte halla ime, Matilda. Kjo lidhje nuk u bė, nuk e di as se pse dhe nuk dua tė ngatėrrohem. Por Matilda, kur u martua Mbreti Zog, kishte ndėrmend t’i dėrgonte njė pikturė qė pėrfaqėsonte Skėnderbeun si luftėtar. Nuk pati guximin ta dėrgonte, sepse kishte thėnė se e kishte realizuar vetė, por nė fakt ishte e njė piktori tjetėr. Janė gjėra tė vogla tė familjes. Janė edhe disa tekste tė 1800-s qė dėshmojnė pėr vazhdimėsinė e dinastisė Skėnderbe.

Ēfarė angazhimi keni ju nė jetėn e pėrditshme?
Njė ditė e zakonshme e jona, nėse nuk do tė ishim nė Tiranė, do tė na gjente mė Napoli ose Kazertė ku jetojmė. Nė idenė e vjetėr, princat jetonin nė njė botė ekstravagante, plot me luks. E jona ėshtė njė jetė normale. Unė jam drejtor i njė banke, ndoshta jam mė mirė se tė tjerėt, por ka edhe mė tė mirė se unė. Bashkėshortja ime Stefania ėshtė e zonja e shtėpisė dhe administron familjen. Tė premten, deri nė orėn 14:00, kam punuar nė bankė duke paguar ēeqe, mora skuterin (ėshtė kali im) dhe u ktheva nė shtėpi. Psikologjikisht u pėrgatita tė marr njė tjetėr pozicion dhe shpresoj tė pėrfaqėsoj denjėsisht familjen time.

Ēfarė do tė merrni me vete kur tė ktheheni?
Gjithēka, mendoj se nuk do mė mjaftojnė lekėt (Qesh). Do marr me vete kujtimin mė tė mirė. Sapo arrita, mė njoftuam se do tė kem takime tė ndryshme dhe aktivitete qė nė njėfarė mėnyre do tė pėrcillen mediatikisht, duke e bėrė mė tė njohur familjen time. Unė dua qė tė gjithė tė kuptojnė qė nuk kam ardhur tė bėj asgjė, veēse tė prek me kėmbėt e mia territorin shqiptar, qytetin tim Krujėn, fshatin e origjinės Sinėn dhe ėshtė lumturi e pashpjegueshme. Kush nuk quhet si unė, nuk mund ta kuptojė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė