Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-10-11, 19:21   #7
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mesime rreth durimit.

Histori e bukur mbi durimin



Urve bin Zubejri, ka qenė njė nga fakihėt, dijetarėt dhe tė pėrkushtuarit ndaj fesė sė Zotit. Ai njihet si njė ndėr shtatė fakihėt e Medines. Babai i tij ishte Zubejr ibnu Avami, njė ndėr dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet. Nėna e tij ishte Esmaja, vajza e Ebu Bekrit. Urve ibnu Zubejri njihet pėr durimin e tij. Njė herė, ai u nis pėr nė Damask, pėr tė vizituar Halifen, El-velid ibnu Abdul Melik. Me vete mori dhe djalin e tij tė vogėl, Muhamedin, i cili ishte shumė i bukur. Kur arritėn nė Damask, djali i kėrkoi qė tė shohė kuajt e Halifes, dhe Urve e lejoi. Teksa luante me kuajt, djali rrėzohet nga kali dhe vdes dhe e varrosin nė Damask.
Pas ca kohėsh, Urves i sėmuret kėmba me gangrenė dhe doktorėt e kėshillojnė qė ta presė, me qėllim qė tė mos pėrhapet sėmundja. "Qė tė humbasėsh vetėdijen – i thanė – do tė tė japim tė pish ilaē gjumi. "
"Jo – u tha ai – nuk dua qė tė mė hiqet njė pjesė e imja nga trupi duke qenė nė gjumė." "Mirė – i thanė – tė tė japim pije dehėse, me qėllim qė tė mos ndjesh dhimbje." Por Urve u tha:"Nuk do pėrdor haramin pėr tė fituar shėndetin."
Nė kėtė kohė, nė dhomė hynė disa burra tė cilėt nuk i pėlqyen. I habitur e pyeti doktorin:"Kush janė kėta?"
Doktori i tha:"I sollėm me qėllim qė tė tė mbajnė, pasi do e kesh tė vėshtirė t'a durosh dhimbjen."
Urve u tha:"A tju rekomandoj diēka mė tė mirė? Mė lini tė falem dhe kur tė bie nė sexhde dhe tė dukem sikur nuk jam nė kėtė botė, atėherė bėni ē'tė doni pasi jam me Zotin dhe nuk ndjej gjė. E pritėn sa filloi tė falej, ra nė sexhde, dhe kur e panė se ndihej sikur nuk ishte nė kėtė botė, filloi doktori t'i presė kėmbėn me sharrė. Kurse nga goja e tij nuk dėgjonin veēse "Subhanallahi vel hamdu lilahi, ve la ilahe il-la llahu va llahu ekber".
Kur doktori e preu kėmbėn, e futi nė vaj tė valuar me qėllim qė ti ndalej gjaku. Vetėm atėherė Urves i ra tė fikėt. Kur u pėrmend, u kėrkoi t'i jepnin kėmbėn e prerė. E mori nė dorė dhe tha:"O Zot, ti e di mė mirė qė nuk kam ecur me tė kurrė nė haram."
Mė pas tha:"O Zot, pata dy kėmbė dhe dy duar. Mė more njėrėn kėmbė dhe mė le tjetrėn dhe dy duart. Pėr ty ėshtė falenderimi. Kisha shtatė djem, mė more njėrin prej tyre dhe mė le gjashtė tė tjerė. Pėr ty ėshtė falenderimi. Tė falenderoj pėr ata qė mė dhe, tė falenderoj pėr ata qė more dhe tė falenderoj pėr ata qė mė ke lėnė."
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė