Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-11, 16:34   #6
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gėrhima - pakėnaqėsi e zhurmshme apo simptom serioz?

Edhe pse shpesh ėshtė temė humori, nuk ėshtė aspak pėr tė qeshur, sidomos jo pėr ata tė cilėt gjatė natės nuk flenė ose zgjohen pasi qė ua zė frymėn.
Zhurma nga gėrhima shkakton probleme tė vogla ose tė mėdha nė familje tė ndryshme, madje diku mund ta ērregullojė seriozisht jetėn familjare. Personi qė gėrhit mund tė bėhet shumė lehtė objekt talljeje, ndėrsa nga ana tjetėr mund tė shkaktojė ērregullimin e gjumit tė familjarėve tė tij, duke shkaktuar pakėnaqėsi. Partnerėt e personave qė gėrhasin zakonisht kanė probleme me gjumin dhe fiksohen pas zhurmės sė gėrhimės duke mos mundur tė flenė, kėshtu qė jepen pas tabletave pėr gjumė, mbyllėsve pėr veshė, dalin nė krevat tjetėr ose e largojnė gėrhitėsin nga krevati. Personi qė gėrhit, zakonisht ėshtė temė e humorit familjar, sidomos atėherė kur i zė gjumi duke shikuar TV, duke ngrėnė ushqim, nė autobus, apo gjetiu. Ka njerėz qė mund tė flenė edhe kur ka zhurma tė mėdha, mirėpo zhurma e gėrhitjes ėshtė e veēantė dhe ėshtė vėshtirė qė ta injorosh pėr shkak tė ritmit tė ērregullt, tonit tė lart dhe diapazonit tė zėrave.

Apnea obstruktive e gjumit

Apnea e gjumit ėshtė sindromė qė nėnkupton sėmundjen nė tė cilėn vjen deri te ndėrprerja e rrymės sė ajrit nėpėr hundė, gojė dhe fyt gjatė gjumit. Shkaktar mė i shpeshtė i apnesė sė gjumit ėshtė ndonjė ērregullim trunor (qendrore), mund tė jetė pengese e kalimit tė ajrit nėpėr hundė ose fyt (obstruktive), ose mund tė jetė ērregullim i pėrzier (qendroro-obstruktiv). Nga tė gjitha ērregullimet e gjumit, sindroma obstruktive e apnesė sė gjumit ėshtė mė e shpeshtė, dhe nė bazė tė pasojave, sėmundjes, ose edhe vdekjes, ėshtė forma mė serioze e ērregullimit tė gjumit.

Rėnia e pėrqendrimit tė oksigjenit nė gjak, qė ndodh sa herė qė pengohet frymėmarrja (sulmi i apnesė sė gjumit) duke fjetur, mund tė sjellė deri te problemet e punės sė zemrės, aritmitė, rritja e shtypjes sė gjakut, por edhe pamjaftueshmėria e zemrės dhe goditja nė tru; si edhe pengesat psikike, pengesat nė pėrqendrim, nė sjellje, nė ngacmueshmėri etj.

Gėrhitja e zhurmshme, e cila vjen pas ēdo pengese tė tillė nė frymėmarrje gjatė fjetjes, ėshtė njėri nga simptomat e sėmundjes qė quhet sindroma obstruktive e apnesė sė gjumit dhe vjen si pasojė e ekzistimit tė pengesave tė rrymimit tė ajrit nėpėr rrugėt e frymėmarrjes (nėpėr hundė ose fyt), si edhe si pasojė e anatomisė dhe funksionit tė ērregulluar tė hundės, fytit dhe qiellzės sė butė.

Zėri i gėrhimės vjen si pasojė e lėvizjes turbulente tė ajrit e shkaktuar nga pengesat dhe vibracionet e indit limfatik tė qiellzės sė butė tė lėshuar, si edhe nga strukturat e ėnjtura tė mukozės nė pjesėn e rrugėve tė frymėmarrjes. Masat e ndryshmi nė fyt, siē ėshtė rritja e tonzillave (bajameve), tė cilat ngushtojnė rrugėt e frymėmarrjes, shkaktojnė gėrhitje. Te fėmijėt, gėrhitja ėshtė gjithmonė pasojė e indeve tė tepėrta nė fyt- rritja e tonzillave dhe adenoidet (e a.q. tonzilla e tretė). Pengesat e frymėmarrjes nėpėr hundė (inflamacionet, devijimet etj.) sjellin deri te kalimi i vėshtirėsuar i ajrit nėpėr kėto struktura dhe shkaktojė gėrhitjen. Ndėrsa rritja e pėrnjėhershme e masės trupore me shtresat e yndyrės tė deponuara rreth qafės, shkaktojnė ngushtim tė rrugėve tė frymėmarrjes.
Me anė tė ekzaminimit klinik tė otorinolaringologut do tė zbulohet shkaktari i vėrtetė dhe vendi i pengesės sė frymėmarrjes, ndėrsa nė bashkėpunim me neurologun pason edhe mjekimi.

Hipoventilimi mė i rėndėsishėm te gėrhima

Nė rastet e apnesė obstruktive, gėrhima ndėrpritet nė momentet e qetėsisė dhe mosfrymėmarrjes (apnesė) nė tė cilat personi mundohet tė sigurojė sa mė shumė ajėr. Pas disa sekondave vjen deri te frymėmarrja e fuqishme, e cila pėrcillet me gėrhimė tė zhurmshme, me ē’rast shpesh ndodh qė individi tė zgjohet nga gjumi, si pasojė e mungesės sė ajrit dhe tė merr frymė me vetėdije se ka mungesė oksigjeni. Nganjėherė ndodh edhe deri te kontraktimi toniko-klonik i dorės, kėmbės ose gjithė trupit. Ndodh qė gėrhitėsi gjysmė i zgjuar qėndron ulur nė krevat ose rrėzohet nga ai, dhe kjo sjellje ia prish gjumin partnerit.

Sulmet e kohėpaskohshme tė mosfrymėmarrjes dhe gėrhimės janė tė rralla dhe normale te popullata e shėndoshė. Patologjike konsiderohen nėse zgjatin mė shumė se 10 sekonda, dhe paraqiten mė shumė se 7-10 herė brenda njė ore.
Shumė pacientė me apne mund tė kanė qindra sulme qė zgjasin mė shumė se 30 sekonda dhe paraqiten mė shumė se 50 herė nė orė, gjė qė mund ta kalojnė gjysmėn e gjumit nė obstruksion, hipoksi (ulje e nivelit tė oksigjenit nė gjak), pagjumėsi dhe gjumė sipėrfaqėsor.

Kėta njerėz zgjohen me ndjenjėn e lodhjes, sikur tė mos kishin fjetur dhe gjatė gjithė ditės dėshirojnė tė flenė (hipersomnolenca ditore). Gjumi i zė shumė shpejtė duke qėndruar ulur nė autobus, duke pritur, duke lexuar ose duke shikuar TV. Madje ndodh qė nganjėherė tė flenė edhe duke vozitur, qė paraqet rrezik, sidomos nėse ushtrojnė profesionin e vozitėsit profesionist ose pilotit. Te fėmijėt gjumėsia ditore shpesh shfaqet me hiperaktivitet dhe sjellje joshoqėrore

Gjatė gėrhimės ėshtė me rėndėsi kohėzgjatja e ndikimit tė hipoventilimit (zvogėlimit tė vėllimit tė frymėmarrjes) dhe sulmit tė mosfrymėmarrjes, qė sjellin deri te rėnia e pėrqendrimit tė oksigjenit nė gjak (hipoksia)- ndaj tė cilit janė nė veēanti tė ndjeshėm truri dhe zemra.

Mund tė paraqiten ndryshime thelbėsore nė nivelin e gazrave nė gjak- rritet niveli i CO2 dhe bie niveli i O2- qė nėse zgjat shumė, atėherė rritet rreziku pėr sėmundjet e zemrės dhe enėve tė gjakut. Shpesh paraqiten edhe aritmitė e zemrės. Hipoventilimi disavjetor shkakton hipertensionin mushkėror dhe rritjen e ngarkesės sė zemrės qė mund tė sjellė deri te hipertensioni sistemik (rritja e shtypjes sė gjakut).

Fėmijėt tė cilėt kanė tonzilla dhe adenoide tė rritura, pėr shkak tė mundėsisė sė gėrhitjes dhe paraqitjes sė OSA-s, janė shumė mė tė rrezikuar qė tė vuajnė nga sėmundjet kardiovaskulare, si dhe ērregullimet nė zhvillimin dhe sjelljet e tyre.
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė