Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali
O Flamur gjak, o flamur shkabė,
O vėnd e vatr o nėn e babė,
Lagur me lot, djegur me flagė,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesė shkėmbi tmerr tirani,
Stė trėmp Romani, as Venecjani,
As Sėrp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math pėr Vegjėli.
Flamur qė lint Shėn Kostandinin,
Pajton Islamn e Krishtėrimin,
Ēpall midis feve vllazėrimin,
Flamur bujar pėr Njerėzi.
Me Skėnderben u-lavdėrove
Dhe nė furtun i funtmi u-shove,
Me Malon prapė lart vrapove,
Yll i pavdekur pėr Liri.
Sa shpesh pastaj pėr-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po ēdo mizor me shpat e grive,
O fushė-kuq, o shkabė-zi.
Pėrpjetė pri-e Shqipėrinė,
Pėrlintja shpirtin dhe fuqinė,
Diell pėr vllanė, yrnek pėr fqinė
Pėr botėn ėndr e qjell i ri.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|