Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-12-11, 15:37   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Libri i rrallė

Kėngėt popullore shqiptare botoheshin ēekisht 100 vjet mė parė



Piro Milkani

Nė dhjetor tė vitit 2007, studiuesja e artit Marie Kuldova, mė njoftoi se para disa kohėsh kishte zbuluar nė Manastirin Hajek pranė Pragės, njė botim tė rrallė. Bėhej fjalė pėr njė libėrth tė vogėl tė botuar nė vitin 1911 nga Akademia Ēeke e Perandorit Franc Jozef nė pėrmbledhjen e poezisė botėrore me titull: “Kėngė popullore shqiptare”. Autor i botimit ishte shkrimtari dhe mjeku Josef Vinarzh

Studiuesja e artit, Marie Kuldova, nė dhjetor tė vitit 2007 mė njoftoi se para disa kohėsh kishte zbuluar nė Manastirin Hajek pranė Pragės, njė botim tė rrallė. Bėhej fjalė pėr njė libėrth tė vogėl tė botuar nė vitin 1911 nga Akademia Ēeke e Perandorit Franc Jozef nė pėrmbledhjen e poezisė botėrore me titull: “Kėngė popullore shqiptare”. Autor i botimit ishte shkrimtari dhe mjeku Josef Vinarzh (1875-1963). Nga leximi i librit kuptova se dr. Vinarzh ishte jo vetėm shkrimtar, por edhe njohės i gjuhės shqipe, sepse poezitė e tij ai i kishte pėrkthyer vetė nė gjuhėn ēeke. Ja si e pėrshkruan ai nė mbyllje tė librit pėrpjekjen e tij pėr botimin: “Duke pėrkthyer nga gjuha shqipe, kisha parasysh qė tė ruaja maksimalisht vjershėn, rimėn (eventualisht asonancėn) dhe gjithė diksionin e origjinalit. Tė plotėsosh kėto kushte ėshtė sigurisht qėllim, tek i cili mund tė afrohesh, por vėshtirė ta arrish. E jap kėtė pėrfundim pas njė pune dhe studimi disavjeēar, i cili fillimisht ishte i vėshtirė nga pamundėsia e gjetjes sė materialeve burimore. Nė fund dua tė falėnderoj sinqerisht mėsuesin tim tė dikurshėm, z. Pashk Bardhi, rektori i kolegjit tė Shkodrės, z. Zvonimir Kirigin, zv. rektor i Seminarit Zvojicevo nė Zadar, pėr huazimin e literaturės sė nevojshme, si edhe zotin Giusseppe Schiro, profesor i Institutit Oriental tė Napolit. Por falėnderimin mė tė veēantė jam i detyruar t’ia bėj prof. dr. Jan Urban Jarnikut, njohėsit tė gjuhės shqipe, pėr kėshillat e menēura dhe ndihmėn nė botimin e kėsaj vepre”.

Pėr tė kuptuar rėndėsinė e kėtij botimi duhet ta hedhėsh vėshtrimin nė marrėdhėniet kulturore ēeko-shqiptare nė tė kaluarėn deri nė ditėt e sotme dhe pėr kėtė ndihmesėn mė tė madhe e merr nga “Historia e Shqipėrisė” e historianit dhe albanologut tė shquar Pavel Hradecni (1938-2007), vepėr sė cilės ai i kushtoi pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij si bashkėpunėtor shkencor i Akademisė sė Shkencave tė Republikės Ēeke, qė pa dritėn e botimit njė vit pas vdekjes sė tij. Vlen tė theksohet se nė serinė e 59 botimeve tė historive tė vendeve tė ndryshme tė botės, vepra e Hradencit pas “Historisė sė Indisė”, ėshtė mė voluminozja (715 faqe). Sipas veprės sė Hradencit, fillimet e marrėdhėnieve ēeko-shqiptare, i gjejmė qė nė shekullin e 15. Motivi i tyre fillestar ishte interesi i pėrbashkėt i vendeve ēeke dhe shqiptare nė kundėrshtimin e ekspansionit tė turqve osmanė nė territoret e Europės Juglindore dhe Qendrore. Lufta antiturke e shqiptarėve, nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, zgjoi vėmendjen dhe admirimin e publikut edhe nė territoret e largėta tė Ēekisė. Kėtė realitet natyrshėm e dėshmojnė disa kujtime letrare tė udhėtarėve nė shekujt 15-17. Me mjedisin shqiptar u ndeshėn nė udhėtimet e tyre pėrmes Ballkanit dhe ranė nė kontakte tė drejtpėrdrejta fisnikėt ēekė, Jan Halshtejnsky nga Lobkovicet dhe Kryshtof Haranti nga Polzhice.

Nė kohėt e mėvonshme, lajmet pėr shqiptarėt filluan tė jenė mė indirekte. Territoret shqiptare pėrshkruheshin si tė largėta, me terrene vėshtirėsish tė depėrtueshme, ndėrsa banorėt e saj pėrcaktoheshin si popullsi tė prapambetura. Shqiptarėt nė ato kohė identifikoheshin me turqit myslimanė dhe banorėt ēekė, si rezultat i kėtyre tė dhėnave, nuk kishin mendimin mė pozitiv nė lidhje me kėtė. Duhet tė shėnojmė se tė njėjtėn pėrshtypje kishin pėr shqiptarėt nė shekullin e 18 dhe nė pjesėn mė tė madhe edhe shumica e banorėve tė Europės sė krishterė. Njohja mė e afėrt e historisė, kulturės dhe gjuhės shqipe filloi afėrsisht nė gjysmėn e dytė tė shek tė 19. Kontribut tė shquar pėr kėtė njohje dhanė edhe disa dijetarė, publicistė dhe njerėz tė kulturės ēeke. Vėmendje tė posaēme u kushtoi shqiptarėve nė kuadėr tė studimeve gjuhėsore dhe historike nė pjesėn Qendrore dhe Jugore tė Ballkanit, Pavel Josef Shafarzhik (1795-1861). Pėr sqarimin e shumė problemeve nga historia e Shqipėrisė kontribuoi edhe Kostandin Jireēeku (1854-1918), njė nga bashkėthemeluesit e historisė sė ballkanistikės. Punimet e Jiriēekut pėr epokėn bizantine dhe veneciane tė historisė shqiptare, pėr zhvillimin e atėhershėm kulturor tė disa qyteteve si tė Shkodrės, Durrėsit dhe veēanėrisht botimin burimor voluminoz tė “Acta e diplomata res Albaniae mediae aetatis illustratintia I,II”, tė cilėn e botoi me hungarezin Ludwig von Thalloczym dhe kroatin Milan Shuflai nė Vjenė nė vitet 1913-1918. Ato ruajnė deri mė sot njė vlerė tė jashtėzakonshme shkencore.

Filologu elitar ēek Jan Urban Jarnik (1848-1923) ka publikuar njė sėrė studimesh pėr gjuhėn shqipe (Zur albanischen Sprachenkunde, Leipaig 1881), “Kontribute pėr njohjen e dialekteve tė shqipe”, Pragė 1883, “Pėr gjuhėn shqipe”, Pragė 1916. Ai ka pasur kontakte me shumė personalitete tė jetės kulturore tė Shqipėrisė. Panoramėn e parė tė dobishme pėr raportet kohore qė mbizotėronin nė mjedisin shqiptar dhe tė veēantat e marrėdhėnieve shoqėrore tė shoqėrisė shqiptare tė asaj kohe nė vitin 1880 e dha gazetari dhe publicisti Josef Jakub Touzhimski (1848-1903), kur nė revistėn prageze “Osvjeta” nė bazė tė pėrshtypjeve personale tė grumbulluara nga udhėtimi nėpėr Ballkan, botoi njė shkrim tė gjatė me titull “Shqipėria dhe shqiptarėt”. Nga kėndvėshtrimi gjeografik dhe etnologjik tė njė krahine interesante tė kufirit shqiptaro-malazez jep ndihmesėn e tij gjeografi Viktor Dvorski (1882-1960) nė punimin “Kufiri turko-malazez nga gryka e Bunės nė Tara” (Pragė 1909). Veriun e Shqipėrisė e pėrshkoi edhe Josef Jan Svatek, autori i punimit “Mali i Zi dhe Shkodra” (Pragė 1914).

Pikėrisht nė atė Shkodėr ku ndodhet edhe sot Katedralja Katolike, rikonstruksionin dhe pėrfundimin e ndėrtimit e bėri nė vitet 1897-1898 arkitekti ēek Karel Parzhik (1857-1942). Nė letėrsinė shqipe, por mbi tė gjitha nė gjuhėn dhe dialektet e shqipes u orientua mjeku dhe shkrimtari Josef Vinarzh (1875-1963). Ky botoi, edhe tė pėrkthyer nė ēekisht, pėrmbledhjen e poezisė shqipe me titull “Poezia popullore shqiptare” (Pragė 1911). Botimi i kėsaj pėrmbledhjeje, pėr mendimin tim, ka vlera shumėdimensionale. Edhe pse nė tėrėsi, orientimi ideor i intelektualėve ēekė ndaj kulturės shqiptare, pėr arsye tė ndryshme ishte prosllav, dr. Vinarzhi, i zhveshur nga kėto ndikime hedh tezėn e autenticitetit shqiptar tė legjendave dhe pėrrallave popullore, aq tė pėrhapura edhe nė popujt e tjerė tė Ballkanit. Pa asnjė mėdyshje dhe me argumente bindėse ai pohon, nė parathėnien e librit vlerat e padiskutueshme autentike tė baladės sė Doruntinės, baladės sė Angjelinės apo Rinės. Ai nuk hedh asnjė hije dyshimi pėr autenticitetin e kėngėve epike dhe tė vajit (vajtimit). Ja si e shpjegon ai autenticitetin e poezisė popullore shqiptare nė parathėnien e librit: “Poezia popullore shqipe ėshtė epike dhe lirike. Nė poezinė epike mbizotėron balada, vargu ėshtė gati kudo katėr rrokėsh, thuajse gati pa rimė, siē ndodh me poezitė e vjetra, mė vonė zbulohet rima e pjesshme ose e plotė. Karakteristike nė poezinė shqipe ėshtė lakonizmi dhe shkurtėsia e jashtėzakonshme qė ndihmohet nga numri i madh i fjalėve njėrrokėshe. Si pėrkthyes pata shumė vėshtirėsi, pasi desha qė me tė njėjtat dimensione tė shprehja mendimet e origjinalit. Gjaku, vrasja, hakmarrja, hanxhari, pushka, trekėmbėshi janė nė pėrmbajtje tė kėtyre kėngėve. Gjakmarrja padyshim ėshtė njė veprim i egėr, por nuk mund tė hidhet poshtė nė njė vend ku drejtėsia ėshtė e pafuqishme dhe nuk ėshtė nė gjendje tė ndalojė krimin. Te shqiptarėt vėrejmė kėto parime drejtėsie tė barasvlershme, tė cilat gjejnė pasqyrimin e tyre nė poezi. Kėto janė gjakmarrja, shenjtėria e fjalės sė dhėnė, shenjtėria e lidhjes farefisnore, e vėllazėrisė dhe e mikpritjes. Shqiptari vėshtirė fal kur i vrasin babanė, vėllanė, djalin, por nuk lejon dhe nuk mundet kurrė tė falė kur i vrasin mikun qė ka bujtur nėn strehėn e shtėpisė sė tij. Edhe pse modest nė pohimet e tij, mund tė pohoj me bindje se pėrkthimet e dr. Vinarzhit janė bėrė nga dora e njė shkrimtari qė njihte jo vetėm gjuhėn, por edhe virtytet mė tė mira tė shqiptarit. Si njohės i thellė i historisė sė Shqipėrisė e veēanėrisht i figurave mė tė shquara tė rilindjes shqiptare, duket se dr. Vinarzhi e ndiente se shumė shpejt Shqipėria meritonte tė ishte njė komb i pavarur, njė ėndėrr qė ai e kishte edhe pėr popullin e tij qė vuante robėrinė treqindvjeēare tė perandorisė austro-hungareze. Vetėm njė vit pas botimit tė librit, Shqipėria u shpall e pavarur, por shumė shpejt territoret e saj do tė pushtoheshin nga ushtritė ndėrluftuese tė Luftės sė Parė Botėrore. Nė territoret e Kosovės, Shqipėrisė Veriore e Qendrore, u instaluan pėr gati katėr vjet ushtritė austro-hungareze. Ėshtė fakt i njohur se ēekėt e sllovakėt e pėrbėnin njė masė jo tė vogėl tė efektivave tė ushtrisė austro-hungareze. Shqipėria pėr oficerėt nė Vjenė konsiderohej si njė territor i largėt dhe i vėshtirė. Pikėrisht kėtu, ata njohėn njė popull tė lashtė dhe mikpritės. Nė ditėt e fundit tė luftės, kur kapitulluan ushtritė austro-hungareze, nė vend tė urrejtjes, ata ushtarė tė shpartalluar gjetėn bukė dhe ujė nė shtėpinė e shqiptarėve. Dėshmia mė e mirė e kėsaj mikpritjeje na vjen nga Stanislav Kostka Neumann (1875-1974) nė dy libra me kujtimet e luftės, “Elbasan” dhe “Bragozhda dhe kujtime tė tjera lufte”. Tė botuara nė vitet 1922 dhe 1928 ato u ribotuan edhe nė vitet nė vazhdim deri nė vitin 1957. Libri “Elbasan” nė botimet e mėvonshme shoqėrohet edhe me piktura tė bukura nė pastel tė punuara nga vetė rreshteri S.K.Neumann, i cili kaloi gati dy vjet tė jetės nė Elbasan. Shtetet e rinj tė dalė pas Luftės sė Parė Botėrore si Shqipėria dhe Ēekosllovakia, duke njohur mė mirė njėri-tjetrin, kishin ndėrmjet tyre njė simpati tė veēantė. Qė nė korrik tė vitit 1922 lidhen marrėdhėniet diplomatike mes Shqipėrisė dhe Ēekosllovakisė, tė cilat u ndėrprenė nė vitin 1938 kur Ēekosllovakia u pushtua nga ushtria gjermane pėr tė rifilluar fuqishėm mė 16 nėntor tė vitit 1946. Marrėdhėniet shqiptaro-ēeke nė shekullin e kaluar patėn uljet dhe ngritjet e tyre si pasojė e politikave tė ndryshme qė praktikuan dy vendet ish-komuniste pėr tė njohur njė fillim tė ri pas pėrmbysjes sė komunizmit, nė gjithė bllokun lindor nė vitet ‘90. Nuk harrohen djemtė e vajzat e fondacionit “People in need” qė ndihmuan Kosovėn nė vitet e vėshtira tė okupacionit serb, nuk harrohet shkrimi i Presidentit Vaclav Havel nė gazetėn “Figaro” nė ditėt e luftės sė Kosovės me titull “Edhe unė jam shqiptar”. Nuk harrohet ambasadorja e fundit Marketa Fialkova qė bėri maksimumin pėr forcimin e marrėdhėnieve shqiptaro-ēeke. Kėshtu shkruante edhe dr. Vinarzh para njėqind vjetėsh: “Shqiptari vėshtirė fal kur i vret babain, djalin apo vėllanė, por kurrė nuk tė fal po t’i vrasėsh mikun qė ka pritur poshtė strehės sė shtėpisė sė tij. Ēekėt kanė qenė dhe janė miq tė shqiptarėve.

* Tė dhėnat historike janė nxjerrė nga libri “Historia e Shqipėrisė” e Pavel Hradecnit pas lejimit dashamirės tė znj. Marie Hradenca, bashkėshortja e autorit tė ndjerė. Pasi e lexova librin, diskutova me znj. Kuldova sepse e dija qė ajo kishte njohuri tė gjerė pėr Shqipėrinė dhe kulturėn e saj. Ajo e mirėkuptoi kuriozitetin tim dhe pasi bėri njė fotokopje, origjinalin ma dhuroi mua nė vitin 2007.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante