Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-02-12, 22:46   #164
e-uritura
 
Avatari i e-uritura
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
e-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

O njeri.

Po po, Ti.

Po tė flas ty!

Ku shkon? Pse me aq nguti?

Ndal. Stop. Ndalo nė vend.

Ke kohė tė marrėsh frymė?

Ndalo, dhe merr frymė si njeri. Merr frymė njėherė mirė dhe thellė. Ndieje ajrin tek kalon rrugėve tė frymėmarrjes, drejt nė mushkėri, dhe shijoje!
Mbylli sytė. Jo tani, sepse nuk mund tė lexosh mė tutje.
Por, nganjėherė, mbyll sytė, dhe ji falėnderues, qė ke nderin tė ecėsh nė kėtė tokė tė rrumbullakėt, ku femrat perfekte janė nė tė gjitha qoshet e saj!

Ti nėnė, dhe ti baba.
Ndalo pėr njė cast, dhe shiqo fėmiun tėnd, drejt nė dritėn e syrit.
Memorizo njė foto nė kokėn tėnde, me atė buzėqeshje tė madhe nė fytyrėn e saj/tij, me atė shiqim naiv, dhe ji falėnderues.
Mos u mėrzit nga tė qarat e tij/saj, nga energjija e tyre pėr lojė, nga kurreshtja e tyre pėr gjithcka nė kėtė botė, nga dėshira e tyre pėr tė mėsuar.
Ndalo njė moment, ulu nė tokė, dhe luaj njė lojė me tė, njė lojė tė mėrzitshme pėr ty, por mos mendo pėr veten.
Mendo pėr fėmiun tend, dhe krijo momente tė paharrueshme nė memorien e tij.
Bėji dush fėmiut tėnd, ai/ajo do t`a kujtoj kėtė gjė, pėr pjesėn tjetėr tė jetės.
Bėhu pjesė e botės sė tij/saj aq tė madhe.
Ata janė mė tė rėndėsishmit nė kėtė jetė.


Ti fėmijė i rritur.
Kur ishte hera e fundit qė fole me nėnėn apo edhe babanė?
Ka kohė? Ma morri mendja. Cfarė pret? Ngrije telefonin..
Cfarė the?
Nuk ke kohė?
Gjeeeeeej kohė! Priorito gjėrat e rėndėsishme nė jetė!!!Shpejt, shumė shpejt mund tė bėhet tepėr vonė.


Ti, motėr dhe ti vėlla.
Ndal. Ku shkon? Merr telefonin, telefono motrėn/vėllaun tėnd. Interesohu si ėshtė, si kalon, ka ndonjė hall, ndaj tė mirėn dhe tė keqen tėnde me tė!


Ti vjehėrr, qė urren nusen e djalit tėnd.
Stoooop. Ajo dashuron djalin tėnd.
Nuk ka rėndėsi si ėshtė me ty, ajo dashuron djalin tėnd. Harro ato ndjenja xhelozie, ajo nuk ėshtė armiku yt, apo i djalit tėnd, ajo ndan ditėt, netėt, muajt, vitet me birin tėnd. Ajo e dashuron atė.
Merr telefonin, falėnderoje qė kujdeset nė mėnyrėn e saj, pėr dritėn e syve tu!
Ke qenė e re ti ndonjėherė?


Ti shoqe edhe ti shok.
Besoj se tani e kuptove se e tėra fillon me STOP.
Harroje lodhjen sot, gjej kohė dil me shokun/shoqen tėnde, pi njė kafe me tė, njė birrė, haje njė drekė, qesh,..


Ti familjar. Sa egoist mė je bėrė! Fto familjen nė ndejė. Njė ditė tjetėr, jo larg prej kėsaj, shko ti nė vizitė.


Ndal o njeri. Shijo kėtė moment. Mu kėtė moment. Shijo njė filgjan caj. Njė kafe, njė akullore,njė...njė...njė...

Kur ėshtė hera e fundit qė morre frymė lirshėm dhe e shijove momentin?
Nuk tė dėgjova? Cfarė the?
__________________
e-uritura Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė