Titulli: Ardita Jatru
Do tё iki,dhe do tё mbeten zogjtё
Me kёngё nё gojё.
(H.R.Himenes)
Do tё iki,
Dhe shi i imёt do tё bjerё.
Nёpёr flokёt e lagura,
Lisharёsa pikёllimi.
Kujtim i pёrhimtё do tё flerё.
Do tё iki...
Pa e parё diellin
tё pёrhumbet lodhshёm,
Nё krahёt mallёngjyes tё muzgut,
Pa e parё hёnёn e brishtё vetullhark.
Por ti mos qaj!
Engjёjt krahёkёputur
nuk shkojnё shumё larg.
|