Aspirina bllokon pėrhapjen e tumoreve
Prishtinė, (Kosovapress) 19 Shkurt 2012 19:41
Aspirina ka efekte pozitive nė luftėn kundėr kancerit. Ky ėshtė pėrfundimi nė tė cilin kanė arritur njė grup studiuesish australianė. Studimi i kryer nga ekipi i Melbourne Peter MacCallum Cancer Center, i drejtuar nga Steven Stacker, ėshtė publikuar nė revistėn Cancer.
Sipas Stacker, molekulat si aspirina mund tė jenė efektive nė reduktimin e zgjerimit tė enėve tė gjakut, duke bėrė nė kėtė mėnyrė qė aftėsia e tumorit pėr tu pėrhapur nė organizėm tė zvogėlohet.
Me fjalė tė tjera, aspirina vepron si bllokuese e shtegtimit tė sėmundjes pėrmes enėve limfatike, rrugėt nė tė cilat qelizat kancerogjene pėrhapen zakonisht.
Zbulimi i ekipit australian mund tė bėhet baza e terapive tė reja onkologjike apo ilaēeve qė bllokojnė zhvillimin e masave tumorale.
Kėto medikamente tė reja mund tė luftojnė me sukses pėrhapjen e tumorit tė gjirit apo prostatės, por mjekėt theksojnė se aspirinia nuk duhet tė pėrdoret si ilaē parandalues pėr tumoret.