Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-12, 20:05   #245
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Thaēi e pranon fusnotėn me Rezolutėn 1244

Fjolla e borės - ortek me bisht


Xhabir AHMETI
Ky muaj duhej tė ishte muaji i gėzimit tė cilin pritej tė na e pėrgatiste Qeveria e Kosovės pėr shkak se nė shkurt ishte dita e pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia, e pritur rrafsh njė shekull. Pėr fat tė keq, Qeveria e z. Hashim Thaēit na befasoi pėr tė keq: e nėnshkroi njė marrėveshje tė turbullt, e cila nė fakt ia hap dyert Serbisė tė dėshmojė para botės se na paska qenė e drejtė, se na qenka e rėndėsishme, se me pavarėsimin e Kosovės i ėshtė bėrė njė e padrejtė asaj, kurse pėr Kosovėn kjo marrėveshje bėhet derė hekuri, bėhet mallkim. Sipas kėsaj marrėveshjeje Kosova tash e tutje do tė pėrfaqėsohet jo si Kosova Republikė, pėr ēka janė bėrė gjithė ato sakrifica, jo si Republika e Kosovės, po vetėm si Kosovo, me njė fusnotė pėrbuzėse ku ngjallet fryma e UNMIK-ut. Mo’ Zo’ ma keē! E kėtillė ėshtė kjo marrėveshje.
Pas axhamillėkut shqiptar dhe pas dredhisė serbe qė u bėnė bashkė pėr nėnshkrim dhe qė u qit nė Brukselin qė u tregua hileqar, u dėgjuan katėr zėra: i Qeverisė sė Thaēit me udhėheqjen e Shqipėrisė, i serbit Tadiē dhe rrethimit tė tij, i opozitės shqiptare nė Kosovė bashkė me popullin shqiptar dhe i zėri i tė ashtuquajturit faktor ndėrkombėtar. Tė shkojmė me radhė: z. Hashim Thaēi u mundua tė na e mbushė mendjen se kjo marrėveshje po ia hapka Kosovės dyert e Evropės. Negociatorja e qeverisė sė z. H. Thaēit Edita Tahiri, e cila ėshtė autore e kėsaj marrėveshjeje e lansoi njė shprehje interesante kur deshi ta cilėsojė si tė parėndėsishme fusnotėn e plumbtė tė kėtij kompromisi – “fjollė bore”, i tha. Me mendime tė ngjashme, me lezheritet, doli edhe ministri i Shqipėrisė Edmond Haxhinasto. Dhe disa funksionarė tė tjerė tė Shqipėrisė, tė cilėt nuk tregonin ndonjė shqetėsim pėr dėmin e bėrė. Mirėpo menjėherė pas tyre u dėgjuan deklaratat e njėpasnjėshme tė serbėve. Homologu i Edita Tahirit, Borko Stefanoviē i ka premtuar dimėr tė gjatė asaj dhe Kosovės. Pra, nė vend tė fjollės sė bores qė e tha Edita, Borkoja premtoi plot ortekė. Nė njė konferencė shtypi nė Beograd pas kthimit nga Brukseli, Stefanovi; ka thėnė se Serbia nuk e ka njohur Kosovėn e as nuk e ka ndėrmend ta bėjė kėtė. Duke komentuar deklaratėn e zonjės Edita pėr fusnotėn si fjollė bore qė do tė shkrihet me kalimin e dimrit, ai tha: “Mashtrohen ata qė mendojnė kėshtu. Dimri i pakėnaqėsisė sė tyre nuk do tė kalojė, sepse kjo fusnotė nuk do tė hiqet”. Nga ana e tij Tadiēi tha:” Me arritjen e marrėveshjes pėr bashkėpunimin rajonal u konfirmua politika ‘edhe Evropa, edhe Kosova... Kosova, nė forumet rajonale, nuk do tė pėrfaqėsohet si shtet i pavarur, por nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 tė OKB-sė dhe me vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė... Serbia do tė vazhdojė tė jetė konstruktive pėr gjetjen e kompromiseve, nė pėrputhje me Kushtetutėn e Serbisė dhe interesat e qytetarėve tė saj”... Sipas kėsaj nuk ėshtė punė “fjolle e borės”, por njė goditje e rėndė pėr popullin shqiptar tė Kosovės. Kjo fjollė mund akullnajė me bisht! Mediat serbe, reagimet e zyrtarėve serbė, qėndrimi i popullit serb ndaj ēėshtjes sė Kosovės flet qartė se nacionalizmi dhe shovinizmi serb i drejtuar kundėr shqiptarėve nuk ka ndryshuar dhe nuk e ka ndėrmend tė ndryshojė. Nė vazhdim janė deklaratat e tė ashtuquajturit faktor ndėrkombėtar, tė cilėt u shprehėn shumė tė kėnaqur me kompromisin e turpshėm dhe me koncesionin e dhembshėm tė palės kosovare nė bisedimet me Serbinė. Nė kėtė mes, pėr ēudi mė i entuziazmuari doli ambasadori amerikan Dell.
  Pėrgjigju Me Kuotė