Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-12, 10:51   #156
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kuriozitete!!!!

50 fakte te rralla nga jeta e Albert Ajnshtajnit
17 March 2012 -

Albert Ajnshtajn ėshtė shkencėtari mė i famshėm qė ka jetuar ndonjėherė. Njė prej arritjeve qė ktheu faqen e historisė sė shkencės ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi ēmimin “Nobel” nė vitin 1921 pėr punėn nė lidhje me efektin fotoelektrik. Ai zhvilloi Teorinė e Relativitetit, tė cilėn e kishte pėrfunduar me kohė, por u deshėn 25 vite qė tė tjerėt ta kuptonin. Kontributi i tij ndryshoi radikalisht pikėpamjen e botės. Para Ajnshtajnit, disa gjėra besoheshin si tė vėrteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave nė rėnie, tė pėrmendur mė parė nga Isak Njutoni. Gjithashtu nė atė kohė besohej se “koha” nė vetvete ishte njė konstante fizike: Tė gjithė dhe gjithēka pėrjetonte kalimin e kohės ashtu si kushdo dhe gjithēka tjetėr. Teoria e tij e Relativitetit special parashikonte se kjo s’ishte e vėrtetė dhe mė vonė u vėrtetua nga eksperimentet me orėn bėrthamore.
Emri Ajnshtajn sot ėshtė sinonim me fjalėn gjeni. Albert Ajnshtajn ėshtė njė prej mendjeve mė tė mėdha tė shekullit tė 20-tė. Disa prej ideve tė tij pėr shkencėn, natyrėn dhe besimi mund t’ju habisin. Jo mė kot ėshtė zgjedhur “Personi i Shekullit” nga revista “Time”. Por, a e dinit se Ajnshtajni ka lindur me njė kokė kaq tė madhe sa mamaja e tij mendonte se mos kishte lindur i deformuar? Apo se kishte njė fėmijė sekret qė para se tė martohej? Kėto dhe shumė tė tjera nė specialen e sotme tė “Tirana Observer”.
1. Ajnshtajni ishte njė bebe e shėndoshė me njė kokė tė madhe
Kur nėna e Albertit, Pauline, e lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembėruar, sa ajo kujtonte se mos ishte i deformuar. Ngaqė fundin e kokės e kishte shumė tė madhe, familja mendoi mos ishte monstėr. Megjithatė, ndėrsa javėt kalonin ata e kuptuan se ishte njė fėmijė gati normal me tė tjerėt. Thuhet se gjyshja e tij ka klithur “ėshtė i shėndoshė, ėshtė i shėndoshė”, kur e ka pritur tė lindte. Ndryshe nga pėrshtypja e parė, Alberti u rrit normalisht, vetėm se ishte pak i ngadaltė.
2. Ajnshtajni kishte vėshtirėsi nė tė folur
Kur ishte fėmijė, Ajnshtajni fliste rrallė. Kur e bėnte, fliste shumė ngadalė. E mendonte tė gjithė fjalinė nė kokė dhe e pėshpėriste para se ta thoshte. Kėtė e bėri rregullisht deri nė moshėn 9-vjeēare. Prindėrit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht mė vonė doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo ėshtė quajtur sindroma e Ajnshtajnit.
3. Kur Ajnshtajni foli pėr herė tė parė
Njė historian ka krijuar njė barsoletė. Prindėrit e tij ishin tė shqetėsuar se nuk fliste fare. Kur njė mbrėmje foli dhe tha “Supa ėshtė e nxehtė”, prindėrit e pyetėn pse nuk kishte folur mė parė. Ai i pėrgjigjet: Sepse gjithēka ishte nė rregull.
4. Ajnshtajni ėshtė frymėzuar nga njė busull
Kur Ajnshtajni ishte pesė vjeē dhe i sėmurė nė shtrat, babai i tregoi diēka qė i ndezi interesin nė shkencė: Njė busull. Ndėrsa qėndronte i shtirė, babai i nxori njė busull tė thjeshtė xhepi. Ajo qė i interesonte Ajnshtajnit tė ri ishte se sa herė qė kutia ndėrronte pozicion, gjilpėra kthehej nė tė njėjtin drejtim. Ai mendoi se duhet tė kishte ndonjė forcė nė atė qė konsiderohej si hapėsirė boshe qė e bėnte gjilpėrėn tė lėvizte. Ky incident i zakonshėm nė shumė “fėmijėria tė famshme”, ėshtė pėrmendur shpesh nė shumė rrėfime tė jetės sė tij.
5. Ajnshtajni ngeli nė provimin e hyrjes pėr nė kolegj
Nė vitin 1895, nė moshėn 17-vjeēare, Albert Ajnshtajn aplikoi pėr tė hyrė nė Shkollėn Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikės dhe tė shkencės tek provimi i hyrjes, por ngeli tek tė tjerat. Ndėr lėndėt ku nuk shkonte mirė ishte historia, gjuhėt e huaja, gjeografia dhe tė tjera. Ajnshtajni duhet tė regjistrohej nė njė shkollė tregtare para se ta ribėnte provimin dhe mė nė fund u pranua tek i njėjti universitet njė vit mė vonė.
6. Ajnshtajni kishte njė fėmijė tė paligjshėm
Nė vitin 1980, letrat private tė Ajnshtajnit kanė zbuluar diēka tė re pėr gjeniun. Kishte njė vajzė tė paligjshme me ish-studenten Mileva Mariē, tė cilėn mė vonė u martua. Nė vitin 1902, njė vit para martesės, Mileva lindi nė familjen e prindėrve nė Berne, njė vajzė me emrin Lieserl, tė cilėn Ajnshtajni kurrė nuk e pa dhe pėr tė cilėn nuk dihet gjė. Ajo ėshtė pagėzuar dhe jetoi me familjen e Milevės. Mė vonė ajo thotė se vdiq nga ethet nė shtator, 1903. Nė korrespondencėn e ēiftit shkruhet se ėshtė dhėnė pėr birėsim pasi ka lindur. Nė letrėn e 19 shtatorit, 1903, Lieserl Einstein-Maric pėrmendet pėr herė tė fundit.
7. Ajnshtajni propozon njė “kontratė” tė ēuditshme
Pasi ai dhe Mileva u martuan, patėn dy djem, Hans Albert dhe Eduard. Suksesi akademik dhe udhėtimet nėpėr botė kishin ēmimin e tyre. Ai u distancua nga gruaja e tij dhe pėr disa kohė ēifti u pėrpoq tė merrej me problemet. Ajnshtajni propozoi njė “kontratė” tė ēuditshme pėr tė jetuar me Milevėn. Kushtet ishin qė rrobat tė ishin tė pastra dhe tė hekurosura, qė t’i ēonte tre vakte tė ngrohta nė dhomė, qė dhoma dhe studioja tė ishin tė pastra, pėrveē tavolinės sė punės, qė ajo tė pushonte sė foluri kur ai t’ia kėrkonte. Ajo pranoi dhe ai i premtoi se do ta konsideronte tė huaj ēdo grua tjetėr. Pas divorcit, marrėdhėnia e Ajnshtajnit me djalin e madh u lėkund. Hansi fajėsonte tė atin pėr ndarjen nga Mileva dhe pasi Ajnshtajni fitoi ēmimin “Nobel” dhe paratė. Ai i dha asaj vetėm interesat dhe jo shumėn e madhe tė ēmimit. Grindjet mes tyre u shtuan kur Ajnshtajni kundėrshtoi martesėn e djalit me Frieda Knecht, sepse ajo ishte “mė e madhe dhe e shėmtuar”. Kur ata u martuan, Ajnshtajni i kėrkoi djalit tė mos bėnin fėmijė, pasi kjo do ta bėnte divorcin edhe mė tė vėshtirė. Edhe mamaja e Ajnshtajnit e kishte kundėrshtuar martesėn me Milevėn. Kur i biri emigroi nė Amerikė, ata mbetėn tė ndarė.
8. Ajnshtajni, i preferuari i grave
Kur Ajnshtajni u divorcua me Milevėn nė vitin 1919 (tradhtia cilėsohet si njė nga shkaqet), ai u martua me kushėrirėn, Elsa Lowenthal. Nė tė vėrtetė ai donte tė martohej edhe me vajzėn e Elsės nga njė martesė e mėparshme, Ilse, 18 vjet mė e re se ai, por ajo e kundėrshtoi. Ndryshe nga Mileva, shqetėsimi kryesor i Elsės ishte tė kujdesej pėr burrin e saj tė famshėm. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtitė dhe lidhjet dashurore tė tij, tė cilat zbulohen mė vonė tek letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann. Korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashtė gra, mes tyre dhe njė spiune ruse.
9. Pacifisti qė shpiku bombėn atomike
Nė vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisė naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante njė letėr presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmėronte se Gjermania naziste po ndėrtonte njė bombė atomike dhe i sugjeronte Shteteve tė Bashkuara tė zhvillonin bombėn e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si njė nga arsyet qė Roosevelti filloi “Projektin Manhattan” pėr tė zhvilluar bombėn, edhe pse mė vonė u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor nė vitin 1941 e bindi mė shumė qeverinė se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikant i shkėlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan nė projekt.
10. Ajnshtajni nė Shqipėri
E kush mund ta mendonte se fizikanti i madh ka shkelur tokėn shqiptare? Dhe jo vetėm kaq. Ai u pajis me pasaportė shqiptare nga mbreti Zog, si njė mbrojtje qė ai i dha hebreut mė tė famshėm tė shekullit tė 20-tė. Edhe pse pėr shumė pak kohė, Ajshtajni nė vitin 1931 ka qėndruar nė portin e Durrėsit, nė pritje tė anijes.
11. Truri shėtiti nė kavanoz pėr 43 vjet
Pas vdekjes nė vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey qė kreu autopsinė. Ai e mori trurin nė shtėpi dhe mė vonė u pushua nga puna pėr shkak se refuzoi ta dorėzonte organin. Shumė vite mė vonė, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dėrgoi copėza disa shkencėtarėve nė tė gjithė botėn. Njėra prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte mė shumė qeliza nė atė pjesė tė trurit qė ishte pėrgjegjėse pėr sintetizimin e informacionit. Neuronet e trurit tė tij, qė ishte mė i madh se normalja, komunikonin mė mirė me njėri-tjetrin, pėr shkak se mungonte njė “rrudhė” e quajtur prerja silviane. Studime tė tjera sugjerojnė se truri i Ajnshtajnit ishte i dendur dhe se lobi inferior, qė ka tė bėjė me aftėsitė pėr matematikė, ishte mė i madh se truri normal.
12. Saga e trurit tė Ajnshtajnit
Nė fillim tė viteve 1990, shkrimtari Michael Paterniti udhėtoi pėr nė Kaliforni bashkė me doktorin Harvey pėr tė takuar stėrmbesėn e Ajnshtajnit. Ata udhėtuan nga New Jersey me makinė tė madhe familjare, ndėrkohė qė truri i Ajnshtajnit tundej brenda njė kavanozi nė bagazh. Paterniti disa vite mė vonė shkroi pėr eksperiencėn e tij nė librin “Nė makinė me zotin Albert: Njė udhėtim nėpėr Amerikė me trurin e Ajnshtajnit”. Nė vitin 1998, 85-vjeēari Harvey ia dha trurin doktor Elliot Krauss, patologu i stafit nė universitetin “Priceton”, pozicioni qė Harvey kishte mė parė. Ai thotė: “Pasi e ruajta trurin pėr dekada sikur tė ishte njė relike e shenjtė, dhe pėr shumė ashtu ishte, e lashė mė nė fund tė lirė. Ia dhashė departamentit tė patologjisė nė qendrėn mjekėsore tė “Princeton”, aty ku Ajnshtajni kaloi 2 dekadat e fundit. U lodha nga pėrgjegjėsia qė kisha. Tani jam mė i qetė”.
13. S’donte ta lodhte mendjen mė shumė nga sa nevojitej dhe pėlqente tė rrinte zbathur
Pėrveē sportit tė preferuar, lundrimit (sporti qė kėrkon mė pak energji), Ajnshtajni i shmangej ēdo aktiviteti ēlodhjeje qė kėrkonte shkathtėsi mendjeje. Siē tha ai pėr “New York Times”, “Sapo pėrfundoj projektet qė kam nė dorė, nuk dua tė merrem me asgjė tjetėr qė kėrkon punė mendjeje”. “Kur isha i ri, zbulova se gishti i madh i kėmbės gjithmonė bėnte njė vrimė nė ēorape”, tha ai dikur. “Prandaj nuk vesha mė ēorape”, vazhdon ai.
14. Nuk e ndiqte asnjėherė modėn dhe s’ka mėsuar kurrė tė shkruajė anglisht
Ajnshtajni ishte njė kokėfortė fanatik. Ai refuzoi tė vishej ashtu siē e kėshillonin, kushdo tė ishte ai apo ajo. Njerėzit ose e njihnin mirė, ose nuk e njihnin fare, arsyetonte ai, kėshtu qė nuk kishte rėndėsi nė e shihni me tė njėjtin kostum njė vit tė tėrė. Edhe pse jetoi pėr shumė vite nė Shtetet e Bashkuara dhe i fliste mirė tė dyja gjuhėt, Ajnshtajni thotė se kurrė nuk ka mundur tė shkruajė nė anglisht, pėr shkak tė “shqiptimit tė pabesė”. Kurrė nuk e humbi theksin dallues gjerman “I vill a little t’ink” (I will a little think”)
15. Tymoste si oxhak
Njė anėtar pėr jetė i “Klubit tė duhanxhinjve me llullė”, nė Montreale, Ajnshtajni citohet tė ketė thėnė: “Duhani me llullė kontribuon nė gjykimin mė tė qetė dhe objektiv tė ēėshtjeve njerėzore”. Njė herė ra nė ujė gjatė njė ekspedite me barkė, por arriti heroikisht tė mos lėshojė nga dora llullėn e tij.
16. E kishte zėt letėrsinė fantastiko-shkencore
Nė mėnyrė qė mos ta ngatėrronte me shkencėn e pastėr dhe t’u jepte njerėzve iluzione false nė lidhje me arsyetimin shkencor, ai rekomandoi abstinencė tė plotė nga ēfarėdolloj letėrsie fantastiko-shkencore. Ai gjithashtu sugjeroi se njerėzit qė kanė parė disqe fluturuese duhet t’i mbajnė ato pėr veten e tyre. Ajnshtajni qetėsohej nė kuzhinėn e tij me violinėn besnike, duke u munduar me kokėfortėsi tė improvizonte diēka qė tė ngjasonte si vijė melodike. Kur nuk ia arrinte, ai rikthehej tek Mozarti.
17. Alkooli nuk ishte droga e preferuar
Nė njė konferencė pėr shtyp me mbėrritjen e tij nė Nju Jork nė vitin 1930, ai tha duke bėrė shaka pėr ndalimin me ligj tė alkoolit: “Unė s’pi, prandaj pėr mua njėsoj ėshtė”. Nė tė vėrtetė, Ajnshtajni ka qenė kritik i hapur ndaj “ligjeve qė nuk mund tė imponohen”.
18. E barazonte monogaminė me monotoninė
“Tė gjitha martesat janė tė rrezikshme”, njė herė i tha intervistuesit. “Martesa ėshtė pėrpjekja e pasuksesshme pėr ta bėrė diēka tė zgjasė nga njė incident”. Njihej botėrisht se ishte burrė jobesnik, qė prirej tė binte nė dashuri me dikė tjetėr pasi sapo kishte shkėmbyer premtimet.
19. Nuk mbante mend ditėlindjet
Me besimin se datėlindjet ishin pėr fėmijėt, qėndrimi i tij pėrmblidhet nė njė letėr qė i shkroi tė dashurės Mileva Maric: “E dashur zemra ime e vogėl …, sė pari urimet e mia tė pėrzemėrta pėr ditėlindjen tėnde dje, tė cilėn e harrova pėrsėri”.
20. Nuk kishte shtetėsi pėr 5 vite
Ai nuk ishte shtetas i asnjė vendi pėr gati 5 vite! Qė nga viti 1896 (kur refuzoi shtetėsinė gjermane nė moshėn 15-vjeēare) deri nė vitin 1901 (kur u bė zviceran).
21. Nuk donte tė bėnte provimet e gjimnazit
Nė kundėrshtim me besimin popullor, ai nuk ngeli fare nė shkollėn e mesme. Ia doli shumė mirė deri nė moshėn 15-vjeēare. Nuk donte tė vazhdonte atė vit qė i kishte mbetur dhe provoi tė bėnte provimin e hyrjes pėr nė kolegj, nė tė cilin ngeli, dhe gjithsesi u detyrua ta pėrfundonte gjimnazin.
22. Pse nxori gjuhėn nė foton e famshme
Ishte ditėlindja e Ajnshtajnit dhe i mbytur nga njė mori fotografėsh. I lodhur prej tyre, ai nxori gjuhėn me shpresėn se do t’ia prishte foton. (Sikur tė ishte aktor nė ditėt e sotme do t’ia kishte tėrhequr aparatin nga duart). Sigurisht qė plani i tij doli huq. Meqė shkencėtari kishte njė reputacion si njeri i ēuditshėm, fotoja u konsiderua si njė shembull tjetėr i sharmit tė tij gjaknxehtė dhe u bė njė prej fotove tė tij mė tė bukura.
23. Sa ishte kapaciteti i inteligjencės
Kapaciteti i inteligjencės sė Ajnshtajnit ishte 160. Njerėzit e konsideronin tė zgjuar. Bill Clinton e ka mė tė lartė kėtė shifėr. E vėrteta ėshtė se kuicet nė internet pėr tė vlerėsuar inteligjentėt u shpikėn mė vonė, kėshtu qė Ajnshtajni kurrė s’e bėri. Ėshtė mirė tė themi se ishte shumė mė i zgjuar se ju dhe unė bashkė.
24. A besonte Ajnshtajni nė Perėndi
Ajnshtajni ishte hebre; hebre nga populli i Perėndisė. Ai kundėrshtoi natyrėn e rastėsishme tė mekanikės kuantike dhe tha “Perėndia nuk luan me zare”. Ndėr frazat mė tė njohura tė tij janė: “Para Zotit jemi tė barabartė nė zgjuarsi dhe tė barabartė nė budadallėk”, “Perėndia gjithmonė zgjedh mėnyrėn mė tė thjeshtė”, “Dua tė di gjithė mendimet e Perėndisė; tė gjitha tė tjerat janė detaje”.
  Pėrgjigju Me Kuotė