Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-03-12, 18:48   #58
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Kurti: Bashkimi kombėtar ėshtė i domosdoshėm

30.03.2012

Hapi i parė pėr bashkimin kombėtar tė shqiptarėve duhet tė fillojė me Kosovėn e Shqipėrinė dhe mė pas, tė ndihmohen edhe shqiptarėt qė u copėtuan nė konferencėn e Londrės mė 1913.

Kėshtu vlerėsoi lideri i lėvizjes Vetėvendosje Albin Kurti, nė njė intervistė pėr televizionin Alsat-M. “Le tė fillojmė prej hapit mė tė domosdoshėm dhe mė tė rėndėsishėm tash pėr tash, bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, mė pastaj duhet tė ndihmohen shqiptarėt nė Mal tė Zi, Luginė tė Preshevės dhe nė Maqedoninė Perėndimore - nė Iliridė, duhet tė ndihmohen qė tė organizohen sa mė mirė. Ty mund tė takojė e drejta, por ajo nuk realizohet nėse s’ke organizim. Nuk po mendoj shqiptarėt nė Maqedoni pa Shkupin, deri para 30 vjetėve ėshtė konsideruar qė qyteti me mė sė shumti shqiptar ka qenė Shkupi”, deklaroi Kurti.

Duke folur pėr pozitėn e shqiptarėve nė Maqedoni, Kurti tha se shqiptarėt nė Maqedoni duhet tė bashkohen dhe tė organizohen, si nė aspektin kulturor, arsimor, politik, e po ashtu nė atė socio-ekonomik, pasi pa organizim, sipas tij, nuk ka tė drejta tė realizuara dhe ato mbeten formale dhe nuk aktualizohen.

Kurti tha se Kosova dhe Shqipėria kanė pėr obligim t’u dalin nė ndihmė shqiptarėve nė Maqedoni. “Nėse ne lejojmė qė shqiptarėt nė Maqedoni tė ballafaqohen me Qeverinė Gruevski ndaras prej Kosovės e Shqipėrisė, atėherė do tė prodhohen Brodeca tė ri. Ne kemi nevojė qė tė kemi sa mė shumė organizim dhe aktivitete, i cili edhe ndihmohet dhe mbėshtetet prej Tiranės dhe Prishtinės, kėtė gjė duhet ta kėrkojnė shqiptarėt e Maqedonisė edhe mė shumė”.

Kurti tha se Marrėveshja e Ohrit nė Maqedoni mė shumė ka pasur efekte pėr tė ēarmatosur shqiptarėt se sa realizimin e tė drejtave. “Kur do tė shkruhet historia se ēfarė bėri kjo Marrėveshje e Ohrit, do tė dalė qė efekti kryesor ka qenė demilitarizimi i UĒK-sė, nuk do tė dalė se fituam kėtė apo atė tė drejtė sepse shqiptarėt atje mbeten tė diskriminuar nė pėrfaqėsim, konkretisht nė gjykata, administratė, shėrbyesit civil nėpėr ministri, polici, nėpėr ndėrmarrje tė ndryshme, nė pėrgjithėsi shqiptarėt mezi mbėrrin nė 10 pėr qind, ndėrkohė nė bazė tė regjistrimit tė fundit tė popullsisė janė mė shumė se ēereku i popullsisė”, u shpreh ai.

Kurti tha se ajo ēfarė duhet tė zhvillohet tek shqiptarėt nė Maqedoni, ėshtė sofistikimi dhe afirmimi i kritikės. Qytetarėt shqiptarė sipas tij, me mendje kritike duhet tė kundėrshtojnė dimensionin nacional shovinist tė shtetit maqedonas, i cili po i shfrytėzon dhe po i shtyp shqiptarėt.

Lideri i lėvizjes ‘Vetėvendosje’ tha se nėse Greqia ka arsye qė tė mos ia njohė emrin shtetit tė Maqedonisė, shqiptarėt kanė dyfish apo trefish mė shumė arsye qė tė mos ia pranojnė emrin Maqedonisė. Ai tha se shqiptarėt duhet t’i bėjnė tė qarta kompromiset qė kanė bėrė, dhe se nė ēdo kohė t’i tėrheqin mbrapsht ato, gjithmonė pėrmes gjuhės sė tė drejtave politike civile dhe socio-ekonomike nė rrafshin universal tė konventave evropiane dhe ndėrkombėtare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė