Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-12, 10:54   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Shkollimi dhe edukimi i femijeve.

A janė detyrat e shtėpisė njė humbje kohe?
31-03-2012 11:23 CET

Fėmijėt ēdo javė kalojnė disa orė duke i bėrė detyrat e shtėpisė, por pyetja ėshtė nėse nga kjo kanė mė shumė dėm se sa dobi.

Njė hulumtim i realizuar nė Australi, ka treguar se detyrat e shtėpisė nuk sjellin kurrfarė dobie reale fėmijėve tė klasave mė tė ulėta tė shkollės fillore, ndėrsa ndikimi pozitiv i detyrave tė shtėpisė pėr sukses nė shkollė dhe kualitet nė arritjen e njohurive tė reja, vėrehet vetėm tek fėmijėt e moshės 11 apo 12-vjeēare.

“Studimi ka treguar se nė vendet nė tė cilat sistemi shkollor nėnkupton detyra tė shumta tė shtėpisė, arritja akademike e fėmijėve ėshtė mė e dobėt se sa nė vendet ku kjo nuk ėshtė njė praktikė”, thotė Richard Walker, profesor i universitetit nė Sidnei. “Detyrat e shumta shtėpiake, fėmijėve vėrtetė mund t’u paraqet njė problem tė madh. Nėse janė tė mbingarkuar me detyra, nuk kanė kohė qė tė kėnaqen nė mėsimin e gjėrave tė reja dhe nė arritjen e njohurive”, ka shtuar ai.

Detyrat e shumta tė shtėpisė kanė kuptim vetėm nė klasat mė tė vonshme, thotė dr.Walker dhe shton se edhe pse tingėllon pabesueshėm, shpesh ndodh qė mėsimdhėnėsit u japin detyra tė shtėpisė nxėnėsve, sepse pikėrisht kėtė e presin prindėrit e tyre dhe jo sepse ėshtė e domosdoshme pėr arritjen e njohurive.

Mirėpo, dr. Walker thotė se kjo nuk nėnkupton qė nxėnėsit nuk duhet tė kenė fare detyra tė shtėpisė, por se duhet pasur kujdes qė ata mos tė ngarkohen sė tepėrmi.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante