Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-04-12, 18:00   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkollimi dhe edukimi i femijeve.

Femijet e palumtur.

Njė studimi i fundit mbi obezitetin tek fėmijėt dhe adoleshentėt ka nxjerrė nė pėrfundim se ky problem shumė i mprehtė i shoqėrisė qė ne jetojmė ka tė lidhje, nė rastin e kėsaj grupmoshe, edhe me llojin e raportit qė ata krijojnė me prindėrit e tyre.

Shkaqet kryesore tė pranuara deri sot, qė kanė ēuar shumė fėmijė dhe adoleshentė drejt obezitetit, janė ushqimet gjysmė tė gatshme, jeta sedentare dhe fakti qė rrinė para televizorit e luajnė me video-game pėr shumė kohė.

Por tani hyn nė lojė edhe njė faktor tjetėr: marrėdhėnia e keqe qė mund tė krijojnė me prindėrit. Sipas njė studimi tė botuar nė ‘Pediatrics’, revista e Akademisė Amerikane tė Pediatrisė, fėmijėt obezė, me shume mundėsi janė influencuar qė tė vegjėl nga mungesa e afrimitetit me prindėrit, veēanėrisht me nėnėn, duke i shfryrė mungesat e tyre tek kėnaqėsia e tė ngrėnit.

Studiuesit i mbėshtetėn tė dhėnat tek rreth 1 mijė fėmijė, duke u pėrqendruar mė tepėr nė marrėdhėnien e tyre me nėnėn dhe me ushqimin qė pėrdornin. Duke lidhur llojin e marrėdhėnieve qė secili prej tyre krijonte me nėnėn e tij, nga muajt e parė tė jetės deri nė vitin e pesėmbėdhjetė tė moshės dhe peshės sė arritur nė adoleshencė, studiuesit kanė arritur nė pėrfundimin se ata qė kishin marrėdhėnie mė pak tė forta me prindėrit, kishin dy herė mė shumė shans pėr t’u rritur si fėmijė obezė. Kėshtu pra, ndjeshmėria e dobėt e nėnės karshi fėmijės sė saj ose lloji i raportit qė do tė ndėrtojė ajo me fėmijėn, do tė ndikojė jo vetėm nė psikikėn e fėmijės, por edhe nė kilet e tepėrta tė tij.

Sipas studiuesve, ėshtė e rėndėsishme qė tė interpretohen dhe tė kuptohen siē duhet nevojat emocionale tė fėmijės, tė plotėsohen kėrkesat e tij pėr afeksion dhe siguri, nė mėnyrė qė tė mos ngarkohet me stres, duke e bėrė tė paaftė pėr tė moderuar mė pas oreksin e tij dhe sasinė e ushqimit qė konsumon, ndonjėherė edhe nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme. Kjo, pasi studiuesit shpjegojnė se ka njė mbivendosje ndėrmjet zonave tė trurit qė rregullojnė pėrgjigjen e stresit dhe atyre qė kontrollojnė urinė dhe gjumin dhe ata mund tė ndikojnė njėri-tjetrin.

Prandaj, nxitja e njė marrėdhėnieje tė mirė midis nėnės dhe fėmijės ėshtė njė tjetėr synim nė mėnyrė qė tė arrihet tė kontrollohet shėndeti i fėmijėve, pėrveē informimit tė familjes me kulturėn e duhur tė tė ushqyerit dhe njė mėnyre jetese tė shėndetshme e tė ekuilibruar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė