Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-04-12, 12:58   #241
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia

Zhvillime nė stomatologji
Zėri i Amerikės,A.Lulushi 7.4.12

Ndryshime tė mėdha janė duke ndodhur nė fushėn e Stomatologjisė – nga pamje 3D me rreze X qė zbulojnė ēdo lloj dėmtimi sado tė vogėl dhe deri tek vendosja e kurorės sė dhėmbėve pa patur nevojė pėr njė tė pėrkohėshme.

Pėr tė marrė formėn e dhėmbėve, dentistėt pėrdorin njė lloj plasteline tė gjebėr – por sė shpejti kjo procedurė do tė kryhet nėpėrmjet njė drite blu dixhitalizuese. Pastaj, forma dixhitale i dėrgohet me e-mail njė laboratori qė brenda njė ore prodhon dhėmbėt sipas formės sė dhėnė, ndėrsa pacienti ėshtė duke pritur nė zyrėn e dentistit.

Kjo ėshtė e ardhmja nė stomatologjisė.

Njė konferencė mbi arritjet nė fushėn dentare u zhvillua kėto ditė nė Houston tė Teksasit. Aty, shkipės e shkencėtarė treguan pėrdorime tė reja tė rrezeve laser nė stomatologji pėr mbylljen e plagėve nė mishrat e dhėmbėve duke pakėsuar kohėn e shėrimit.

Ndėrsa njė vėshtrim 3D me rreze X mund tė zbulojė probleme tė dhembėve, qė nuk mund tė shihen me rreze tradicionale X.

Sė shpejti, dentistėt gjithashtu do tė jenė nė gjendje tė kryejnė analiza tė ADN-sė sė pėshtymės qė mund tė diagnostikojnė kancerin e gojės, sėmundjet periodontale, virusin HPV dhe madje edhe kancerin e gjirit. Disa nga kėto kėrkime janė duke u kryer nė laboratore nė Houston, Teksas.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 09-04-12 nė 13:00
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante