Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-04-12, 09:27   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Konfliktet mes Ilirėve dhe Maqedonasve

Bardhyli kundėr Maqedonasve


Pas vrasjes sė Arkelaut mė 399 para Krishtit, mbret I Maqedonisė qė mė 413 para Krishtit, nė kėtė mbretėri u krijuan trazira tė shumta nga tė cilat pėrfituan Ilirėt e sidomos Enkelejtė me nė krye Bardhylin (448-358 para Krishtit). Ky i fundit e kishte prejardhjen nga shtresat e ulėta por dallohej pėr trimėri dhe gėzonte respektin e luftėtarėve pėrderisa i ndante pėrfitimet me ta nė mėnyrė tė barabartė. Bardhyli nuk ishte trashėgimtar i Sirrės por e rrėzoi atė me anėn e njė kryengritjeje dhe mė 393 para Krishtit themeloi mbrėtėrinė e parė “tė mirėfilltė” Ilire. Nėn sundimin e Bardhylit kjo mbretėri do tė arrinte kulmin e fuqisė sė vet si dhe do tė dallohej pėr konfliktet e shpeshta me mbretėrinė e Maqedonisė. Sipas Licianit, nė luftėn vendimtare tė vitit 358 para Krishtit kundėr Filipit II tė Maqedonisė, Bardhyli luftoi mbi kalė nė moshėn 90 vjeēare. Nuk mund tė thuhet me siguri nėse vdiq gjatė kesaj beteje apo doli i gjallė prej saj, por pas kėsaj ngjarjeje emri i Bardhylit nuk pėrmendet mė.

Qė nė vitin e parė tė mbretėrimit, Bardhyli u sul drejt tokave tė mbretėrisė Maqedonase duke pėrdorur taktika tė reja luftarake tė pa pėrdorura mė parė nga Ilirėt me anėn e tė cilave fitoi njė betejė tė rėndėsishme kundėr Amintės III duke e rrėzuar atė nga froni i Maqedonisė. Aminta mundi ta rrimarė fronin njė apo dy vjet mė vonė me ndihmėn e Thesalėve. Pavarėsisht kėsaj Bardhyli i vazhdoi ekspeditat luftarake kundėr Maqedonisė derisa mė 972 para Krishtit e detyroi Amintėn t’i paguante atij taksė vjetore. Mė vonė, mė 369 para Krishtit, Ilirėt e Bardhylit thyen edhe pasuesin e Amintės, Aleksandrin II (mbret I Maqedonisė nga 370-368 para Krishtit) duke bėrė qė Ilirėt tė vazhdonin tė mblidhin taksa dhe tė sundonin pjesėn perėndimore e veriore tė mbretėrisė Maqedonase. Tė njėjtin fat pati edhe Perdika II, vėllai dhe pasardhėsi i Aleksandrit II, i cili nė vitin 359 para Krishtit u vra nė fushė-betejė sė bashku me 400 ushtarė tė tjerė Maqedonas nga ushtria e Bardhylit. Kjo ishte disfata mė e rėndė e pėsuar nga Maqedonasit prej Ilirėve.

Pasuesi i Perdikės II, Filipi II i Maqedonisė bėri qė situata tė ndryshonte nė favor tė Maqedonisė. Pasi kishte mundur Paionėt, Filipi mė 358 para Krishtit i drejtoi forcat e tij luftarake kundėr Ilirėve. Kjo forcė e cila pėrbėhej nga 600 kalorės dhe 10,000 kėmbėsore, pėrparoi drejt perėndimit duke e hedhur poshtė propozimin pėr paqe tė Bardhylit dhe duke i kėrkuar kėtij tė fundit tė hiqte dorė nga zotėrimi i tė gjitha tokave Maqedonase tė pushtuara prej tij. Duke mos i pranuar kėto kėrkesa dhe me besimin se mund t’i mposhte pėrsėri Maqedonasit, Bardhyli i doli pėrballė Filipit me 10,000 kėmbėsorė dhe rreth 500 kalorės. Diodori na rrėfen se tė dy ushtritė luftuan mė guxim e trimėri. Filipi i cili komandonte krahun e djathtė duke pasur nė dispozicion luftėtarėt mė tė zgjedhur e urdhėroi ushtrinė qė t’i sulmonte Ilirėt nga krahėt ndėrkohė qė vetė i sulmoi ata pėrballe. Ilirėt u vendosėn me tė shpejtė nė formė kuadrate dhe qėndruan kėshtu pėr shumė kohė. Diodori vazhdon rrėfimin teksa shkruan se shumė ranė nė fushėn e betejės dhe akoma mė shumė u plagosėn nga tė dyja palėt. Fati i betejės nuk anoi nga asnjėra palė deri nė momentin kur kalorėsia Maqedonase i ēau Ilirėt nga krahėt dhe nga shpina ndėrkohė qė Filipi i theu ata pėrballė. Kėshtu pra na e pėrshkruan Diodori kėtė disfatė tė rėndė tė Ilirėve tė cilėt humbėn rreth 7000 luftėtarė.

Rrjedhimisht , Ilirėt u detyruan tė pranonin kushtet e Filipit dhe tė lironin tokat e pushtuara. Mesa duket e gjithė krahina e Linkestias ra ne duart e Maqedonasve si dhe qyteti Lyhnid (Ohri). Filipi u kthye ne Maqedoni pasi siguroi kėtė paqe fitimtare me Ilirėt.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė