Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-12, 22:37   #75
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

Serbia, “macja qė kėrkon tė behet luan” Golgotha Shqiptare – si u gjet libri i holokaustit VETEM GJATE VITIT 1912-1913 NGA SERBET U VRANE 500 000 SHQIPTARE Leo Freundlih,Libri i tij “Akuza qė ulėrijnė” dėshmia e parė pėr shfarosjen kolektive tė njė populli evropian para atij Ebraik. Leo Freundlih, hebreu qė protestoi kundėr zhdukjes masive tė shqiptarėve nga serbėt nė vitet 1912-1913.
Holokausti mbi shqiptarėt – Serbėt vranė 500 000 njerėz .
Libri i tij “Akuza qė ulėrijnė” dėshmia e parė pėr shfarosjen kolektive tė njė populli evropian para atij Ebraik. Masakrat qė u ndėrmorrėn serbėt nė trojet shqiptare. Mbi 250 mijė shqiptarė tė masakruar vetėm nė veriun etnik tė Shqipėrisė gjatė vjeshtėn e vitit 1912.
Kopja e vetme e librit tė Freundlih “Akuza qė ulėrijnė”, i cili pėrmban protestėn ndaj Evropės qė nuk reagoi nė mbrotje tė shqiptarėve gjatė zhdukjen masive tė pjesės mė tė mėdhe tė popullit shqiptar nė Ballkan, ėshtė gjetur nė bibliotekėn e Universitetit tė Harvardit nė SHBA, nė vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim nė Amerikė.
Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim nė Vjenė, ėshtė njėri ndėr intelektualėt e pakėt qė mbajti koleksionin e tė gjitha gazetave tė mėdha tė kohės qė tregonin mbi shfarosjen e sė paku njė gjysėm milioni shqiptarėve nga serbėt nė vitet 1912-1913.
I revoltuar ai ngriti zėrin e tij kundėr asaj qė ai e qujati “Golgotha Shqiptare”, e qė u shoqėrua nga masakra tė atij tipi qė nuk i kishte njohur Bota mė parė. “Unė e dėnoj dhunėn qė ushtrohet padrejtėsisht ndaj ēdo populli. Ai qė nuk bėn kėshtu sot, tė mos ēuditet nėse nesėr edhe ai vetė do tė bėhet viktimė e njė Golgothe tjetėr” – thotė shkrimtari hebre.
Vetėm pas 10 vjetėsh, pikėrisht nė vitin 1992, ky libėr njohu botim nė tri gjuhė, nė sajė tė ndihmės sė jashtėzakonshme tė gjermanit Hans Peter Rullman me banim nė Hamburg. Botimi nė anglisht u bė nė saj tė zotit Steve Tomkin, kroat i lindur nė Kosovė. Nė Kroatisht, libri u pėrkthye dhe u botua nga mjeku Dr. S Leban, i lindur nė Bosnje. Ndėrkohė qė pėrkthimin nė shqip e realizoi Riza Lahi, nėn sponsorizimin e Xhaferr Kastratit nga Kosova dhe pėrkujdesjen e shtypshkronjės “Eurorilindja” nė Tiranė.

Serbia, “macja qė kėrkon tė behet luan”

Pas traktatit tė Shėn Stefanit mes Turqisė qė humbi luftra tė njėpasnjėshme dhe Rusisė fituese, kombi shqiptar u vu nė rrezik tė jashtėzakonshėm, pasi aleatja ballkanike e perandorisė sė Carėve, Serbia, kėrkoi tė zgjeronte zotėrimet e veta pėr t’u kthyer nė njė fuqi ballkanike dhe evropiane, megjithėse kishte njė popullsi prej vetėm 900 mijė banorė. Por nėse deri nė vitin 1911 synimet ruse dhe serbe nė Ballkan do tė dėshtonin, kjo nuk erdhi pėr meritė tė Perendorisė Turke nėn tė cilėn ndodhej Shqipėria, por thjeshtė nga fakti qė shqiptarėt me anė tė Lidhjes sė Prizrenit mė 1878 nuk e lejuan njė gjė tė tillė dhe e kundėrshtuan me armė. Qė nga viti 1906 deri nė vitin 1912, njė sėrė kryengritjesh pėr pavarėsi tė shqiptarėve, kryesisht nė veri tė trojeve etnike shqiptare, u shtypėn me dhunė dhe barbari nga ana e ushtrive turke. Me fillimin e luftės ballkanike, Shqipėria ishte gjysėm e shkretuar dhe trupat serbe, nė ėmėr tė luftės kundėr Perendorisė Osmane, ndėrmorvn njė sėrė pushtimesh tė cilat i shoqėruan me masakra masive kundėr njė popullise krejtėsisht tė paarmatosur, ku sipas shtypit evropian humbėn jetėn 250 mijė shqiptarė. Ndėrkohė ka tė dhana tė sigurta se shirta mund tė jetė edhe njė gjysėm milioni.
Nga 180 mijė kilometra katrorė, me njė popullsi rreth 2 milionė banorė qė numėroheshin brenda teritoreve shqiptare nė fund tė shekullit tė XIX, nė vitet ‘ 30 kishin mbetur territore shqiptare vetėm 80 mijė km katrorė, dhe kėto nė pjesėn mė tė madhe jashtė shtetit shqiptar. Sipas historinėve tė kohėve moderne, ekspansioni sllav qė u shoqėrua dhe me shpėrgulje masive dhe zhdukje tė popullisive etnike tė vendeve tė mėsipėrme, qė njehsohej me ekpansionin komunist mė vonė i mori popujve gjernanė, hungarezė, shqiptarė, rumunė, armenė etj…territore tė cilat kapnin sipėrfaqen rreth njė milionė kilometra katrorė nga tė cilat njė e dhjet’a i takonin territoreve shqiptare. Etnia shqiptare nė prag tė shkatėrrimit tė perendorisė sė kalbur Osmane humbi mė shumė se gjysmėn e territoreve tė veta.
Zona e Tivarit, e Hotit, e Grudės, e Pazarit tė Ri, Sanxhakut (Novipazarit) Nishit, Rrethinat e manastrit, shtoju kėtyre edhe humbjen e krahinave tė Janinės dhe tė Ēamėrisė, tė cilat u shpopulluan ose u asimiluan me forcė nga Greqia, pėrbėjnė edhe fushatėn mė tė egėr atishqiptare tė ekspansionit kundėr popullit mė tė vjetėr nė Ballkan dhe Evropė. Njėri ndėr libra qė hedh dritė mbi shpėrnguljet masive tė shqiptarėve ėshtė edhe libri historik i Leo Freundlich “Golgotha shqiptare”. Dėshmitare e krimeve tė serbėve nė vitin 1912-1913 ka qenė edhe Nėnė Tereza, atėherė fėmijė. Ajo pa me sytė e saj sesi serbėt i helmosėn tė atin, ndėrkohė qė anėtarėt e tjerė tė familjes shpėtuan duke u arratisur nė drejtim tė Tiranės.

nga Fatmir Hasani
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė