Tema: A ka Zot?
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-09-12, 14:34   #80
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: A ka Zot?

Normal qe ka, po dikush qe e mohon ekzistencen e Allahut Xh.Sh, nuk shohin sepse jau ka bere Allahu terr, Allahu ken don e udhezon ne udhe te drejte e ken don e len ne terr, qka dmth se mos u quditni me disa qe thone sbesoj ne Allah sepse Allahu Xh.Sh nuk i ka udhezuar, ai e zgjedh ke do, atij fal i qofshim...


Me emrin e Allahut tė Gjithėmėshirshmit Mėshirėplotit

Ka disa argumente tė cilat mbėshtesin ekzistencėn e Zotit, prej tyre janė:

1- Llogjika: E gjitha kjo gjithėsi nė tė cilėn ne hedhim vėshtrimin, me kėtė rend tė paparė, qė nuk mundet tė tronditet, tė pėrplaset me veten apo tė bie, a nuk ėshtė e pėrkryer dhe nė kulmin e rregullsisė? A mundet qė kjo gjithėsi tė ketė sjellė apo tė ketė krijuar veten e saj? Jo, nuk mundet dhe as nuk mund tė mendohet qė diēka qė nuk ekziston tė bėjė tė ekzistojė diēka.Po nėse thuhet: ajo ėshtė gjendur rastėsisht. Pėrgjigjja ėshtė: kjo ėshtė e pamundur. Tė gjitha kėto mjete qė janė prodhuar, qofshin avionė, raketa, makina e mjete tė tjera tė shumėllojshme, a mos u gjendėn rastėsisht? Sigurisht qė jo. Atėherė themi se as qielli, toka, dielli e hėna etj. nuk janė gjendur rastėsisht.

Njė dijetar qė njihej pėr zgjuarsinė e tij debatoi me disa njerėz qė nuk besonin nė ekzistencėn e Zotit dhe u kėrkoi atyre kohė pėr tu menduar. Pastaj u tha: unė po mendoj pėr nje anije e cila u ankorua vetė nė port, malli qė ishte mbi tė zbriti vetė pa hamej dhe pastaj anija u nis vetė pa timonier. Ata thanė: si mundet tė pranohet kjo fjalė qė the, ajo as qė mund tė mendohet, ne nuk mund ta besojmė!? Atėherė ai u tha: Nėse nuk e besoni kėtė, atėherė si besoni qė dielli, hėna, yjet, qielli dhe toka na u gjendėn vetė pa ndihmėn e dikujt?

Alternativat e mohuesit tė Zotit janė tre dhe jo mė shumė:

a- ose ai ėshtė krijuar nga hiēi(asgjėja);

b- ose ai ka krijuar veten;

c- ose atė e ka krijuar Krijuesi, Zoti.

2- Natyrshmėria e njeriut: Njeriu me vetė natyrėn e tij, kur bie nė ndonjė vėshtirėsi qoftė edhe pa e menduar thotė: “ O Zot! ”. Madje ka mohues tė Zotit, tė cilėt kur u bie ndonjė fatkeqėsi, befas duke u rrėshqitur gjuha thonė: “ O Allah !”, pa e kuptuar, sespe vetė natyra e njeriut tregon pėr ekzistencėn e Zotit.

3- Feja: Allahu thotė nė Kuran: { A nuk e meditojnė ata Kuranin! Sikur ai tė mos ishte prej Allahut, do tė gjenin nė tė shumė kundėrthėnie}(En-Nisa’ - 82). Harmonia e Kuranit, mos pėrplasja e tij me veten, mbėshtetja dhe vėrtetimi e njė pjese tė tij pjesėn tjetėr, tė gjitha kėto vėrtetojnė se ai ka zbitur prej Allahut.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dardanesha : 28-09-12 nė 14:37
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė