Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
Mike
Ti s'mė do, s'tė dhimbsem sado pakėz
nuk ta mbushkam syrin apo si?
prapseprap ti ndizesh e merr flakė
tek shtrėngohesh supeve tė mi
Mike, epsh e tėra, lajka s'dua
as i vrazhdėt nuk tė sillem dot
veē mė thuaj: sa kėshtu si mua
puthur e shtrėnguar ke gjer sot?
Unė e di, tė gjithė hije u bėnė
dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
prehėr pa ulur ti s'ke lėnė
si po rri tani nė prehėrin tim
Nėse kėto ēaste ndonjė tjetėr
sjell ndėrmend ti, syēkat kur pulit
mos pandeh se po mėrzitem tepėr
tjetėr kend dhe unė kam nė shpirt
S'ėshtė fat kjo lidhje mendjelehtė
po njė flakė ēasti veē, ta dish
si tė njoha rastėsisht i qetė
"Mirėmbetėsh" do tė them sėrish
Edhe ti do marrėsh udhėn tėnde
do bėsh pluhur ditėt plot mėrzi
veēse mos lakmo t'i marrėsh mendjėn
kujt s'ka njohur puthje e dashuri
Krahė pėr krahė me ndonjė tjetėr djalė
udhės kur tė shkosh ti, ku ta dish?
mbase dhe unė do kem dalė
pėr shėtitje, e shihemi sėrish
Ti mė fort pas tjetrit do tė ngjitesh
dhe me kryet ulur ftotėsisht
"Mirėmbrėma " do mė pėshpėritėsh
kurse unė "mirėmbrėma, Miss"
Dhe asgjė nuk do mė trubullojė
s'do mė dridhet shpirti pėr asgjė
kush ka dashur s'mund tė dashurojė
kush u dogj njė herė, s'digjet mė
Jesenin
__________________
Koha mė bėn tė harroj disa njerėz, disa njerėz mė bėjnė tė harroj kohėn, ndėrsa disa tė tjerė janė koha ime! http://dai.ly/x1971hq
|