Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
Bardhyl Londo - Tetor Tiranas
Na jane mbaruar fjalet.
Buzeqeshja ka mbetur ne mes te udhes.
Cte bejme?
te shkojme a te mos shkojme per nje kafe
ne pallat te Kultures?
Tavoline e zakonshme
tej dritares qyteti vishet ne muzg.
nje gote uje per te dy,
kafja jote mbetur pergjysme,
imja pire me fund.
pergjysme, pergjysme, pergjysme,
fjala,
buzeqeshja,
ledhatimi,
si dy shina paralele perjetesisht te privuara nga ndarja,
perjetesisht nga takimi.
Sa here ti puthja syte e bukur,
papritur binte briri i kushtrimit.
Kohe e ashper :
Ne qe ishim aq te etur per njeri-tjetrin
te ndare na duhej te vdisnim
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
|