Miqtė e Facebook-ut pa pagesė pėrmes Messenger
Tashmė mund ti telefononi miqtė e Facebook-ut pa pagesė, nėse jeni pėrdorues i iPhone.
Kompania ka shtuar njė karakteristikė tė re nė SHBA qė u mundėson pėrdoruesve tė aplikacionit Facebook Messenger tė bėjnė telefonata me zė tek miqtė e tyre pėrmes rrjetit social dhe Wi-Fi ose planit tarifor me kompaninė telefonike.
Karakteristika ka filluar tė pėrhapet qė prej tė mėrkurės nė SHBA dhe gjendet tek butoni free calling nė aplikacionin ekzistues. Pėrdoruesit nuk kanė nevojė tė bėjnė pėrditėsim tė aplikacionit, pasi opsioni i ri shtohet automatikisht.
Nė mėnyrė qe tu telefononi miqve, ata duhet tė kenė tė instaluar aplikacionin Messenger tė Facebook-ut nė celularin e tyre.
Nėse nuk e kanė, ikona Free Call do tju shfaqet e paklikueshme, me ngjyrė gri. Telefonatat kanė tė njėjtėn pamje nė ekran si ato tė zakonshmet qe bėhen me iPhone.
Kjo karakteristikė ka filluar testimin qė muajin e kaluar nė Kanada.
Funksionaliteti i saj u prezantua sė bashku me opsionin e ri tė aplikacionit pėr Android dhe iOS, ku pėrdoruesit mund tu lenė miqve tė tyre mesazhe tė shkurtra zanore.