Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-13, 18:51   #31
dardan100
 
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
dardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashur
Gabim Trimat e Serbise, Qyqanat e Kosoves !

Patriotet e oreve te vona (pasiqe u ngriten prej shtratit te dielen vone dikur), qe rrenuan ne qytezen e Vitise monumentin e Lnē, dhe ata sokola qe rrenuan varrezat ortodokse ne Prizren e Kllokot, e deshmojn me se miri faktin e MOS - ekzistimit te shtetit te Kosoves, e qesin ne siperfaqe dobesine e insitucioneve tona ne reagim me aksionin e ores 7 te mengjesit te se dieles me 20 janar.


Serbia shkaktare e luftes 1998-99, e gjenocidit dhe spastrimit etnik ne Kosove, u bombardua 72 dit nga Nato dhe prap doli fitimtare, ushtrija e saj nuk u ēarmatos, gjeneralet e saj nuk u denuan. Cuditersiht ndodhi e kunderta, u ēarmatos Uēk-ja dhe Kosova u shenderrua ne protektorat. Te gjithe keta jane tregues se humbesit e asaj lufte ishim Ne, Kosova. Ndersa fituesit ishin dhe jane, Nato dhe Serbia, ata faktor qe sot e sjellin sipas qefit te tyre politiken dhe zhvillimet ne teren. Argoment i veqant eshte mbetja e qellimshme e Veriut te Kosoves nen kontroll te drejtperdrejt te
Serbise, si demshperblim qe evropianet e vjeter i ben asaj per demet e luftes, pra bombardimeve ajrore te fiilluara me 24 mars 1999.
Shteti i Kosoves ne raport me Serbine ēdo dit e deshmon nenshtrimin e tij, me gjendjen ne veri, me Mitrovicen e ndar e te humbur tashme pergjithmone. Edhe qasja ne bisedime te Prishtines me Beogradin, veq sa e deshmon dhe e forcon kete realitet te Humbesit per Kosoven.
Ajo qe ndodhi ne Presheve me heqjen e lapidarit te deshmoreve te Uēpmb-se e tregon me se miri shkurtpamesine politike e diplomatike te pushtetareve e qeveriatreve tane, te cilet nuk qene ne gjendje ta parashtrojn ne tavolinen e bisedimeve qeshtjen e Lugines, e tash pas aksionit te shtetit serb ngrisin e thurin vargje deshperimi e denimi. Bash kjo qeveri e cila pik se pari ishte dasht ta ndermarre nje akt dhe vendim te tille per heqjen e Barrikadave ne Mitrovice dhe ne pikat kufitare me Serbine. Ne fund te fundit lapidari i deshmoreve te lugines nuk e pengonte lirine dhe levizjen e qytetareve asaj te asaj zone dhe te asnje pjese tjeter te Serbise, nuk ishte e ngritur ne rruge sikurse jan barrikadat e serbeve prej ures se Ibrit deri ne leposaviq.
dardan100 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante