Wikipedia pasurohet me informata pėr Kosovėn
Prishtinė, 25.02.2013
Pėrfundoi Wikiakademia, njė projekt i trajnimit tė tė rinjve pėr pėrdorimin e enciklopedisė mė tė madhe nė botė Wikipedia, qė ka pasur pėr synim shtimin e informatave pėr Kosovėn nė kėtė resurs tė vlefshėm informativ.
Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Kosovės, nė bashkėpunim me Fondacionin IPKO, shoqatėn kosovare open source FLOSS dhe Ambasadėn e Mbretėrisė sė Norvegjisė nė Kosovė kanė pėrfunduar garėn e madhe kombėtare dhe siklin e trajnimeve Wikiacademy.
Kjo garė ėshtė organizuar nė kuadėr tė Strategjisė pėr Diplomaci Digjitale tė Ministrisė sė Jashtme dhe ka mundėsuar pjesėmarrjen e mbi 200 garuesve tė cilėt janė shpėrblyer me njė fond total prej 10,000 euro shpėrblime.
Nga 57 artikuj tė ri pėr Kosovėn dhe veēoritė e saj, nga 3 fituesit kryesorė, ishin artikulli mbi Teknologjinė Informative tė Kosovės nga Dardan Ahmeti, pastaj Muzikėn Klasike nė Kosovė nga Liburn Jupolli, Edona Vatoci dhe Mic Sokoli, ndėrsa fituesi ishte artikulli i ri pėr Arkeologjinė e Kosovės nga Atdhe Prelvukaj. Po ashtu u pėrzgjodhėn dhe fotot mė tė mira pėr Kosovėn nė Wikipedia, ku 23 fituesit kryesorė u shpallėn: Bujar Gashi,
Arben Llapashtica dhe Arben Islami.
Petrit Selimi, Zėvendės Ministėr i Jashtėm dhe iniciator i projektit, deklaroi se njė nga problemet kryesore me tė cilat pėrballet diplomacia kosovare ėshtė edhe mungesa e informatave nga Kosova dhe jo vetėm politike por edhe tė dhėna pėr kulturėn, artin, ekonominė dhe jetėn e pėrditshme tė kosovarėve pėr ti thyer paragjykimet por edhe pėr tė promovuar pozitivisht Kosovėn me informata tė sakta enciklopedike.
Ambasadori Jan Braathu i Norvegjisė tha se ky ėshtė ndėr projektet mė tė qėlluara qė kanė bashkėfinancuar, duke inkurajuar participuesit tė mbesin edhe njė kohė tė gjatė nė Wikipedia pėr ti kundėrshtuar propagandistėt qė nuk ia duan tė mirėn Kosovės.
Theresa Crawford nga IPKO Fondacioni tha se WikiAkademia ėshtė njė projekt qė po organizohet nė vazhdėn e projekteve invoative si AppCamp dhe InstaKosova qė synojnė tė pėrmbushin zbrazėtirėn e identifikuar nė portale online pėr Kosovėn. IPKO fondaciomni edhe mė tuitje do tė mbėshtes projekte tė tilla qė inkurajojnė zhvillimin e pėrmbajtjes online nga dhe pėr Kosovėn.
Projekti Wikiacademy synon tė jetė angazhim i pėrvjetshėm pėr tė rritur sa mė shumė informatat nga Kosova, ndėrsa Strategjia pėr DIplomaci Digjitale e MPJ tė Kosovės, e draftuar nė bashkėpunim me Ministrinė e Jashtme Britanike (FCO), rishtaz ėshtė pėrzgjedhur si e 4-ta mė e mira nė botė nga revista Yeni Diplomasi.