Titulli: Cikėl poetik nga ganimete jashari
ATY KU GJURMĖT HUMBĖN
Rrezet e diellit shalojnė qiellin,
nė polet e veriut prekin tokėn,
deti akull, qiell e det tė bėra njė.
Njė trishtim mė kaploi,
mbylla sytė,
njė ēast i bukur te unė vrapoi.
Erė parfymi nuk vonoi,
grabitqar deti nė akull e nguroi.
Loti nė sy mu bė varg,
aty kuptova qe ti je larg.
Largėsia sa e ftohtė,
tė mallkoj pėr tė qenė,
tė mallkoj pėr mallin,
pėr provat e ankthit si hėnė.
Harroi gjurmėt ku mbetėn,
aty ku kėnga ishte dėshmi,
aty ku loti thoshte tė vėrtetėn,
ku gjurmėt shkruanin dashuri,
aty po tė pres tani!
|