Legjenda e ''Shkėmbit te Vajtimit''
''shkembi e vajės''
Njė zė koral vajzash flet pėr njė histori tragjike. Historia ka ndodhur nė Krujė, afro 600 vjet mė pare dhe mė pas u kthye nė legjendė.
Ngjarjet zhvillohen mes maleve, ndėrsa ushtritė osmane kishin rrethuar kėshtjellėn dhe prijėsi legjendar, Skėnderbeu, luftonte pėr mbrojtjen e qytetit. Rapsodi popullor thotė se, kėtu mes grykave tė maleve, si nė njė amfiteatėr tragjik natyror, 90 vajza, pėr tė mos rėnė nė duart e ushtrisė sė huaj, fluturuan nga njė shkėmb i lartė, drejt humnerės.
Qysh prej atij moti, shkėmbi buzė greminės mori emrin Shkėmbi i Vajės. Qindra vjet pas kėsaj historie, vendi ėshtė po ai. Male dhe gryka tė thella, ku bashkė me historinė e vajzave, flenė edhe legjendat.
Shtėpizat e reja, ndanė kėshtjellės, janė mbi tė njejtat themele, mbi tė vjetrat. Edhe kėngėt, gjithashtu. Pllaja e 1000 puthjeve. Kėtu mijėra djem, qė shkonin nė luftė, ndofta, pėr tė mos u kthyer mė pėrqafoheshin me tė dashurat dhe me familjarėt e tyre, me njė dhimbje tė madhe.
Poshtė shkėmbit legjendė, ku prehen ėndėrrat e vajzave martire, kalon njė pėrrua i gjatė. Qė mban edhe ai njė emėr tragjik, Pėrroi i Vajės. Pėr qindra vjet me radhė, nė pėrkujtim tė vajzave martire, populli i Krujės vajtoi heroinat e tij, duke mbushur me lot vaji pėrroin ndėn shkėmb.
Sipas banorėve, ky vend nuk do ti ketė ditėt tė gjata. Tek pėrroi poshtė tij, industria do tė ndėrhyjė duke e shndėrruar atė nė njė liqen pėr hidrocentral. Duke e shndėrruar tashmė nė absurd edhe kėngėt me legjendėn pėr njė shkėmb dhe njė pėrrua qė sdo tė ekzistojnė mė pėr sytė e publikut.