Titulli: Gjithēka ngapak !
Printerėt dhe routerėt po pėrdoren si Bots nė sulmet e mohimit tė shėrbimit (DDoS)
Printerėt, routerėt, kamerat IP, sensorėt dhe pajisje tė tjera tė lidhura nė rrjet po pėrdoren gjithmonė e mė shumė pėr tė pėrhapur sulme tė mohimit tė shėrbimit. Ky konstatim vjen nga firma e sigurisė Prolexic, e cila ka pėrpiluar njė raport qė u publikua gjatė ditėt e fundit.
Sulmuesit po pėrfitojnė nga dobėsitė qė gjenden nė disa prej protokolleve tė rrjeteve qė pėrdoren nga kėto pajisje pėr ti kthyer ato nė makina qė shpėrndajnė kode dashakeqėse, thuhej nė raport.
Tre dobėsitė qė po pėrdoren nė sulmet DDoS, tė cilat janė identifikuar nė raport janė: Simple Network Management Protocol (SNMP), Network Time Protocol (NTP) dhe Character Generator Protocol (CHARGEN). Tė tre protokollet janė tė pranishme nė tė gjithė internetin dhe njėkohėsisht nė konfigurimet e pajisjeve nė fjalė, u shpreh Prolexic.
Pėr shembull, SNMP pėrdoret pėr tė menaxhuar pajisjet qė lidhen nė internet si routerėt apo printerėt. Protokolli pėrdoret pėr tė mbledhur tė dhėna mbi performancėn e pajisjes si dhe pėr tė aktivizuar menaxhimin nė distancė. Disa protokolle madje arrijnė tė transmetojnė tė dhėna nė forma qė mund tė lexohen nga njeriu. Disa tė tjera lejojnė vjedhjen e adresave tė IP-sė dhe mbulimin e gjurmėve. Ndėrsa tė gjitha versionet e SNMP-sė mund tė bien pre e sulmeve tė forcės brutale.
Ndėrkohė, sulmuesit pėrfitojnė nga dobėsitė pėr tė marrė nė kontroll pajisjet si dhe pėr ti pėrdorur ato si qendra tė lanēimit tė sulmeve DDoS. Nė kėtė mėnyrė, hakerėt arrijnė tė gjenerojnė vėllime tė mėdha tė trafikut DDoS nėpėrmjet njė numri tė vogėl kėrkesash SNMP. Kėto lloj sulmesh njihen tashmė me emrin sulme tė amplifikuara DDoS pėr tė bėrė njė paralelizėm me mėnyrėn se si operohet (trafiku rritet fillimisht dhe mė pas i transmetohet targetit).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|