Titulli: Hajnia e shekullit
Pacolli e deklaron nė AKK si pronė tė vetėn Grandin
Prishtinė, 08.06.2013
Qe nga muaji maj i vitit tė kaluar hoteli Grand ka kaluar nėn menaxhimin e Agjencisė kosovare tė privatizimit, ngase blerėsi nuk i kishte pėrmbushur detyrimet ndaj AKP-sė. Por, Behxhet Pacolli vazhdon ta konsiderojė si pronė tė vetėn hotelin mė mė nam dikur nė Kosovė.
Nė raportin e deklarimit tė pasurisė qė Pacolli e ka deklaruar nė Agjencinė kundėr Korrupsionit, zėvendės kryeministri, hotelin Grand e ka deklaruar pronė tė tijen. Ai nė kėtė hotel, vlerėn aksioneve e ka vlerėsuar me 3.6 milion euro, shkruan Kosova sot.
Yll Hoxha nga lėvizja "Vetėvendosje" gjestin e Pacollit e ka parė si mungesė respekti institucional.
"Ėshtė skandaloze qė njė zyrtar kaq i lartė tė sillet me shpėrfilljeve ndaj vendimeve tė Gjykatės Supreme dhe institucionve tė shtetit. Kjo flet pėr frymėn e kundėrligjshme tė instaluar nė Qeverinė e Kosovės nga pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė saj", ka deklaruar Yll Hoxha nga lėvizja "Vetėvendosje".
Ndryshe, Agjencia kosovare e Privativit ėshtė duke pritura njė venim tė Gjykatės Supreme, qė mė pas ta qet nė shitje hotelin Grand.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|