Sot, 135 vjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit
Sot e 135 vjet mė parė filloi aktivitetin e saj organizata politike dhe ushtarake Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Aktivitetin e vet ajo zyrtarisht e filloi me tubimin e 300 pėrfaqėsuesve tė tė gjitha krahinave shqiptare nė kuvendin shqiptarė tė mbajtur nė Prizren mė 10 qershor 1878.
Prof. Dr Nebi Dervishi, thekson se kjo ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit shqiptar, e cila u pėrgatit qė nė vitet 30 tė shekullit XIX dhe kulmoi me tubimin e 10 qershorit tė vitit 1878.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit themeloi degėt e saj nė tė gjitha hapėsirat shqiptare, ndėrkohė qė dy organet e saj mė tė larta ishin Kėshilli i Pėrgjithshėm qė ishte organ Ligjvėnės dhe Kėshilli Qendror qė kishte pushtet ekzekutiv, thotė Dr Dervishi.
Ai mė tej shton se qėllimi i krijimit tė kėsaj organizate politike dhe ushtarake ishte mbrojtja e trojeve shqiptare nga vendimet e Traktatit tė Berlinit, i cili kishte vendosur nė dėm tė kombit shqiptar dhe nė dobi tė Monarkisė sė Serbisė, Bullgarisė dhe Malit tė Zi.
Nė kėtė, kontekst Dr. Nebi Dervishi thekson faktin qė dy nga komitetet lokale mė tė zėshme e mė radikale ishin ato tė Shkupit dhe tė Ohrit, qė pėrfaqėsoheshin nga Mehmet Rushiti dhe shton se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para lėvizje ēlirimtare me karakter kombėtar, e cila mori pėrsipėr bashkimin e popullit shqiptar, pėr tė penguar copėtimin e trojeve tė veta.