Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-06-13, 11:38   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėri - zgjedhjet 2013

Shqiptarėt sot pushojnė nga zhurma e politikės, nesėr dalin tė votojnė





Tiranė, 22.06.2013

Partitė politike nė Shqipėri mbrėmė i dhanė fund fushatės zgjedhore pėr zgjedhjet parlamentare tė sė dielės. Dita e shtunė ėshtė heshtje zgjedhore, ndėrsa tė dielėn shqiptarėt do tė japin votėn e tyre nė qendrat e votimit qė do tė hapen nga ora 7 e mėngjesit.

Partia Demokratike i dha fund fushatės me njė miting nė sheshin "Nėnė Tereza" nė Tiranė, ku mė pas vijoi njė koncert festiv, ndėrsa Partia Socialiste mbylli fushatėn nė Shkodėr dhe mė pas nė Vlorė. Partitė e tjera gjithashtu mbyllėn fushatėn me mitingje finalizuese dhe takime me qytetarė dhe forma tė tjera tė fushatės.

Nė votimet e 23 qershorit gara kryesore do tė zhvillohet midis dy koalicioneve politike, tė djathtėve dhe tė majtės. Koalicioni i sė majtės, i quajtur “Aleanca pėr Shqipėrinė Evropiane”, e udhėhequr nga PS-ja, tubon rreth 40 parti politike, ndėrsa koalicioni “Aleanca pėr Punėsim, Mirėqenie dhe Integrim”, i udhėhequr nga PD-ja, tubon 24 parti.

Nė garėn zgjedhore janė edhe partitė e tjera politike LSI, FRD, Aleanca Kuq e Zi dhe partitė tjera mė tė vogla. Ndėrsa kėsaj gare i janė bashkėngjitur edhe deputetė tė pavarur, mes tyre Arben Malaj, Nikollė Lesi, Dritan Prifti e tė tjerė, tė cilėt do tė garojnė nėpėr qarqe tė caktuara.

Kėto janė zgjedhjet e teta parlamentare qė nga demokratizimi dhe fillimi i pluralizmit politik nė Shqipėri.

Gjithsej mbi 3.1 milion zgjedhės janė tė regjistruar pėr votimet e 23 qershorit.

Pėr herė tė dytė zbatohet sistemi zgjedhor proporcional-rajonal. Vendi ėshtė ndarė nė 12 qarqe prej ku do tė dalin 140 deputetėt e parlamentit tė ri.

Pėrveē vėzhguesve lokalė, rreth 550 vėzhgues ndėrkombėtarė nga OSBE-ODIHR, Kėshilli i Evropės, Parlamenti Evropian, NATO dhe BE do tė ndjekin nga afėr zgjedhjet.

Kėto zgjedhje konsiderohen si njė test i rėndėsishėm pėr demokracinė nė Shqipėri dhe integrimet evropiane.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė