Arrin grupi i katėrt i muxhahedinėve nė Tiranė
Ka mbėrritur nė Tiranė, grupi i katėrt i muxhahedinėve, pjesė e marrėveshjes sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, me qeverinė shqiptare.
Mesnatėn e sė enjtes, kanė mbėrritur 17 muxhahedinė nga kampet e Irakut, tė cilėt janė dėrguar nė Qendrėn e Pritjes sė Azilkėrkuesve nė Babrru, Tiranė.
Grupi i sė enjtes ėshtė i katėrti, duke e ēuar numrin e tė mbėrriturve deri mė tani nė 88, nga 210 qė pritet tė strehohen nė vendin tonė, si pjesė e marrėveshjes.
Shqipėria u tregua e gatshme tu afronte azil, ndėrkohė qė kostot e jetesės sė tyre, si qira pėr banesat ku do tė strehohen dhe ushqimi, do tė pėrballohen nga UNHR-ja, ndėrsa pala shqiptare do tė kujdeset pėr strehimin e tyre.