Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-09-13, 17:47   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Elections 2013

Pacolli kandidoi njeriun qė e shkarkoi nga presidenti



Korab Sejdiu, kandidati i AKR-sė pėr garėn e Prishtinės, dy vjet mė parė e ka pėrpiluar me duar tė veta lėndėn e cila ėshtė dėrguar nė Gjykatėn Kushtetuese pėr shkarkimin e Behgjet Pacollit nga pozita e presidentit tė Kosovės. Pacolli thotė se ėshtė vlerė e shtuar fakti qė Korab Sejdiu ka marrė pjesė nė hartimin e lėndės pėr Gjykatėn Kushtetuese ndaj tij.


Korab Sejdiu nė cilėsinė e avokatit derisa ishte anėtar i Kėshillit Drejtues tė LDK-sė si dhe kėshilltar i ish presidentit Fatmir Sejdiu, ėshtė njėri nga hartuesit e lėndės, e cila pėrmbante kundėrshtimin e procedurave ligjore nė bazė tė tė cilave Behgjet Pacolli, lideri i AKR-sė, ishte zgjedhur president.

Dy vjet pas, shkruesi i lėndės kundėr Pacollit ėshtė kandidat i AKR-sė pėr kryetar tė komunės sė Prishtinės nė zgjedhjet lokale tė 3 nėntorit, shkruan Zėri.

Presidenti i AKR-sė, Behxhet Pacolli thotė se ėshtė vlerė e shtuar fakti qė Korab Sejdiu ka marrė pjesė nė hartimin e lėndės pėr Gjykatėn Kushtetuese ndaj tij.

Ai thotė se kurreshtja pėr tė njohur Korabin, i ka lindur qė nga ajo kohė.

“Nuk kam asnjė dozė inati, pėrkundrazi. Simpatia ndaj tij mė ėshtė shtuar ndoshta mu pėr kėtė ēėshtje. Unė, vlerat njerėzore dhe profesionale gjithmonė i kam renditur para ēdo interesi. Ėshtė fat edhe pėr mua dhe AKR-nė, qė me Korabin kemi vizione tė pėrbashkėta strategjike dhe menaxheriale”, thotė Pacolli pėr Indeksonline.

I pari i Aleancės Kosova e Re, thotė se ēuditet paksa me insistimin e disa njerėzve qė kėrkojnė nxitjen e pėrēarjes nė kėtė drejtim, dhe kjo sipas tij, tregon nivelin e vetėdijes sė disave.

“Kėtyre tentativave ju pėrgjigjem se kjo ēėshtje, bile e blindon marrėdhėnien time bashkėpunuese me Korabin dhe e rendit atė edhe mė lart sa I pėrket vlerave profesionale”.

Pacolli shprehet se AKR-ja ėshtė nė formim e sipėr tė ekipit fitues tė Korabit, qė do tė pėrbėhet po ashtu nga njerėzit mė profesionistė dhe tė shquar, qė nuk i takojnė vetėm AKR-sė, por do tė ketė edhe nga partitė tjera.

Pėr Korab Sejdiun thotė se ėshtė njė vlerė qė i ofrohet qytetarit, dhe qė bashkėrisht me tė gjithė do ta qojnė pėrpara dhe ta realizojmė ėndrrėn se nė Prishtinė dhe nė Kosovė mund tė jetohet shumė mė mirė.

“Mė ka ndodhur nė tė kaluarėn nė punėn e tij, qė nė pėrballje ndėrkombėtare tė arbitrazhit, kompania ime qė tė pėrballej me njė avokatė tė fortė nė Paris, I cili pėrkundėr faktit se lėndėn e kishte nė disfavor, arriti qė ta fitonte. Megjithatė mua, nuk mė ka penguar asgjė, qė menjėherė pas pėrballjes ta kontaktoj atė dhe ta bind qė ai tė punoj pėr kompaninė e familjes time, gjė qė e bėn edhe sot”, pėrfundon Pacolli.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė