Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-11-13, 15:55   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: I kujt ėshtė veriu i Kosovės ?!

Daēiq: Serbia nuk do tė largohet kurrė nga veriu i Kosovės







Mitrovicė, 15.11.2013 14:56

Serbia nuk do ta lėshojė kurrė veriun e Kosovės, ka thėnė sot kryeministri serb, Ivica Daēiq nė veri tė Mitrovicės. Kėto mesazhe, ai i ka drejtuar nė njė tubim zgjedhor tė Iniciativės Qytetare Serbe e njohur edhe si “lista serbe”.

Bashkė me kryeministrin Daēiq, nė kėtė tubim kanė marrė pjesė edhe ministrat Aleksandar Vulin dhe Zorana Mihajloviq.

Pjesėmarrja e delegacionit tė nivelit tė lartė qeveritar serb nė kėtė miting, ishte shprehje e mbėshtetjes qė Beogradi i jep “listės serbe” nė zgjedhjet lokale nė Kosovė nėpėr komunat ku komuniteti serb pėrbėn shumicėn.

Pėr shkak tė incidenteve qė ndodhėn mė 3 nėntor, votimet do tė pėrsėriten nė 3 qendra votimi nė Mitrovicė. Pėr kėtė arsye, delegacioni qeveritar nga Beogradi ka qėndruar sot nė Mitrovicė ku ka ftuar serbėt qė tė dalin tė votojnė dhe tė mos lejojnė, siē janė shprehur anėtarėt e kėtij delegacioni, qė nė krye tė Mitrovicės veriore tė vjen njė shqiptar.

“Serbia nuk do ta lėshoj kurrė dhe nuk do t’i harroj kurrė serbėt e veriut tė Kosovės”, ka thėnė Daēiq, njoftojnė medie.

Mė pas ai ka porositur serbėt se ata duhet ta dėgjojnė shtetin serb, nė mėnyrė qė Serbia tė mund tė vazhdoj me praninė e vet nė veri.

“Po tė mos ishte Serbia, nuk do tė ishte edhe ky territor ku sot kemi katėr komuna tė mėdha e tė rėndėsishme serbe”, ka thėnė Daēiq.

Pėr dallim nga gjendja e para dy javėve, tani nė Mitrovicėn veriore, dominojnė thirrjet pėr dalje nė zgjedhje dhe jo ato pėr bojkot.

Thirrjet janė tė shoqėruara edhe me mesazhin pėr tė votuar listėn serbe, e cila po mbėshtetet fuqishėm nga qeveria e Beogradit.

Autoritetet e atjeshme, po pretendojnė qė Mitrovica e veriut tė jetė qendra e re administrative serbe, ku do tė vendoset edhe Asociacioni apo Bashkėsia e Komunave Serbe, organ ky i dalė si rezultat i Marrėveshjes sė 19 prillit nė Bruksel nė kuadėr tė dialogut Prishtinė – Beograd.

Pėrmes kėtij organi, serbėve lokal u ėshtė premtuar njė shkallė mė e lartė e vetėqeverisjes lokale, pėrderisa katėr komunat veriore do tė kenė kompetenca shtesė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė