Njohja e Kosovės, kusht pėr anėtarėsimin e Serbisė nė BE
Postuar: 23:31 / 17.12.2013
Bashkimi Evropian ka vendosur qė nё janar tё nis negociatat e anёtarёsimit me Beogradin zyrtar si shpėrblim pёr tё arriturat nё procesin e dialogut politik, por Serbia nuk do mund tё anёtarёsohet nё BE pa e njohur pavarёsinё e Kosovės.
Nё kornizёn negociuese tё miratuar sonte nga Kėshilli i Minsitrave tė Bashkimit Evropian thuhet se deri ne fund tё procesit tё anёtarёsimit tё Serbisё, Kosova dhe Serbia duhet tё nёnshkruajnё traktat ligjėrisht detyrues, i cili do tė sjell deri te normalizimi gjithёpёrfshirёs i raporteve nё mes tё Prishtinės dhe Beogradit.
Nё konkluzat qё i kushtohen Kosovės thuhet se Kėshilli ka parasysh nisjen e negociatave tё Stabilizim Asociimit me Kosovёn, si dhe qėllimin e Komisionit Evropian qё ky proces tё pёrfundojё gjatё vitit 2014.
Komisioneri pёr Zgjerim i BE-sė, Stefan Fyle nėnvizoi sonte se ende konsideron tё mundshėm cakun qё negociatat tё pёrfundojnё nё pranverė tё vitit qё vjen.
Kėshilli i Ministrave tё Bashkimit Evropian kėrkon nga Prishtina zyrtare angazhim mё serioz nё luftėn kundėr krimit tё organizuar dhe korrupsionit, si dhe ndėrmarrjen e reformave zgjedhore, e cila do mundėsonte mbarėvajtjen e zgjedhjeve tё pėrgjithshme vitin qё vjen.
Shqipėria kėsaj radhe mori JO-n e Brukselit pёr statusin e kandidatit, ndonėse kishte rekomandim tё Komisionit Evropian. Shtete anėtare u zotuan se ēėshtjet sё statusit tё Shqipёrisё do ti kthehen nё qershor tё vitit tjetėr dhe ky konsiderohet momenti kur edhe Shqipėria do e gёzojё statusin e vendit qё ka perspektivё tё antёrёsimit tё plotё nё BE. /RTK/