Presidentja ia merr medaljen Aziz Salihut
Prishtinė, 19.12.2013
Presidentja e Republikės sė Kosovės, zonja Atifete Jahjaga, ka vendosur qė tė revokojė dekoratėn Medalja Presidenciale e Meritave dhėnė sportistit Aziz Salihu, bazuar nė nenin 14, paragrafi 1 dhe 4 i Ligjit pėr Dhėnien e Dekoratave nga Presidenti i Republikės sė Kosovės nė tė cilin thuhet: Tė dekoruarit mund ti revokohet Dekorata nėse vepron nė kundėrshtim me rendin publik, moralin dhe kryen vepra tė tjera qė e bėjnė tė padenjė pėr bartjen e Dekoratės. (Neni 14, paragrafi 1- Ligjit pėr Dhėnien e Dekoratave)
Me dekoratė vlerėsohet veprimtaria, aktiviteti dhe puna e dalluar e njė qytetari, organizate dhe institucioni pėr meritat nė fusha tė caktuara dhe Presidentja me kėtė motivacion edhe e ka dekoruar zotėri Aziz Salihun. Akti i shqyerjes sė Dekoratės e bėn tė padenjė bartėsin e saj pėr mbajtjen e sė njėjtės. Dekorata nuk ka ndonjė shpėrblim financiar apo ndonjė favor tjetėr material dhe nuk mund tė konsiderohet si mjet pėr tė kėrkuar pėrfitime materiale apo favore tė tjera.