Rrahėn mes vete zėvendėsdrejtori dhe mėsimdhėnėsi nė Skenderaj
Njė rrahje si nėpėr filma ka ndodhur nė korridorin e katit tė parė tė shkollės fillore dhe tė mesme tė ulėt “Ahmet Delia” nė Skenderaj, tė enjten.
Sipas dėshmitarėve ngjarja ėshtė zhvilluar nė prani tė nxėnėsve por edhe ėshtė incizuar nė tėrėsi nga kamerat e sigurisė.
Gjithnjė sipas tyre kacafytja ka nisur nė hapėsirėn e korridorit nė mes tė zyrave tė drejtorisė dhe dhomave tė mėsimit, nė njėrėn prej tė cilave, klasa VIII/1, ka vazhduar rrahja nė prani tė nxėnėsve, njofton korrespondenti i Kohės Ditore nga Skenderaj.
Si pasojė e rrahjes tė dy pjesėmarrėsit kishin kėrkuar ndihmė mjekėsore nė QKMF nė Skenderaj, fillimisht mėsimdhėnėsi Fadil Shaqiri, e pastaj edhe zėvendėsdrejtori, Besart Rreci.