Po na vjen kampionia e botės
Bota Sot | 28.08.2014 17:49 K.G.
Trimėresha jonė, xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg), kampionia mė e re e botės nė xhudo, nesėr nė orėn 19.30 do tė zbarkojė nė Aeroportin Adem Jashari nė Prishtinė. Kampionia e dyfishtė e botės, do tė pritet nga ministri i MKRS-sė, Memli Krasniqi, Besim Hasani kryetar i KOK-ut dhe shumė personalitete tė tjera. Rreth orės 20.30, do tė ketė njė koktej rasti tė organizuar nga MKRS dhe Komiteti Olimpik i Kosovės, nė Hotel Sirius. Sipas Rregullores pėr ndarjen e shpėrblimeve shtetėrore pėr sportistėt qė arrijnė rezultate kulminante nė garat ndėrkombėtare, Majlinda Kelmendi shpėrblehet me 40 mijė euro, e trajneri i saj Driton Kuka me 20 mijė euro.