FEMIJA BRENDA MEJE
Kam nje femije diku ne qenien time,
qe cdo mengjes me zgjon me nje deshire te cmendur,
te harroj kush jam e te kthehem mbrapsht ne kohera.
Te rend ne rruge e te luaj kukafshehtasi,
te harrohem pas trungje pemesh e detyrat t'i le pa bere,
e kur e lodhur nga dita te jem,
t'i ulem gjyshes ne preher
e t'i lutem t'me tregoje perralla
derisa te me zere i embli gjume.
Te me zgjoje cukitja e zogut ne dritare,
e ne aventura me Tipin te kridhem,
te shtrihem mes gjethesh e te mos leviz,
derisa dielli te puthet me perendimin,
e dashuria perveluese e atij bashkimi
te shkrije friken e strukur tek une.
Te ndaloj ne rruge e cdo vjershe qe mbaj mend
ta recitoj me ze te larte,
t'i varem degeve te kumbulles
derisa te me dhembin krahet,
mamin ta mbys me kersheri
e vellait te vogel floket t'ia shkul
sa per te marre mbrapsht nje te share;
te ha dhe cokollate pas cokollate,
pa u merakosur per linjat,
e paraleleve t'u gjarperosem
me elasticitetin e nje gjimnasteje, si dikur...
Kam nje femije te prape brenda vetes,
qe nuk e njeh fjalen "mos" e i pelqen te thote "s'dua",
nje femije qe seriozitetin e te rritures nuk e duroka dot me.
E dua, e dua cmendurisht kete rebele te pafajshme,
ne heshtje e kundroj e fanatisht e ruaj.
Cfare bekimi te kesh nje femije brenda vetes,
qe pafundesisht ta duash e ta kesh zili!
Irma Spaho.
|