Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-12-04, 14:05   #3
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Festivali i 43 i Kenges ne Radio Televizionin Shqiptare


Festivali nė duart e El Sajed dhe Menkshit

Prezantuesit do tė jenė Huejda El Sajed dhe Leon Menkshi, tė cilėt mendoj se kanė jo vetėm dėshirėn, por edhe kanė shumė pėr tė dhėnė. Pra do tė sjellin performancėn qė...Pasi ėshtė bėrė zhurmė dhe hamendėsuar pėr prezantuesit e edicionit tė 43-tė tė Festivalit tė Kėngės nė Radio Televizionin Publik Shqiptar i cili nis pas dy ditėsh, nė 16 dhjetor, regjisori i kėtij aktiviteti, Pali Kuke, ka vendosur t’i bėjė ata publikė. Huejda El Sajed dhe Leon Menkshi do tė jenė dy prezantuesit e kėtij viti. E para, njė balerinė e suksesshme, sė fundi edhe kėngėtare, mendohet tė sjellė gjallėri nė skenėn e festivalit, ndėrsa i dyti, seriozitetin dhe pėrvojėn e dy festivaleve dhe aktiviteteve tė tjera qė ka drejtuar. Pra gjithēka, qė sipas regjisorit Pali Kuke, i nevojitet njė aktiviteti tė tillė. Por sipas Kukes, prezantuesit janė vetėm njė element i festivalit. Duke qenė njė festė e kėngės, kėtė herė ėshtė menduar qė
shoė-n ta bėjnė vetė kėngėt, tė cilat kėtė vit, pėr hir tė tri ēmimeve qė do tė pėrfaqėsojnė muzikėn shqiptare nė aktivitete tė mėdha ndėrkombėtare, si ai Evropian, i tė Rinjve dhe i Mesdheut, priten tė jenė edhe mė cilėsore. Pėr Pali Kuken e rėndėsishme ėshtė tė mund tė transmetohet atmosfera e garės dhe premton se do tė sjellė elementė tė tillė, qė ta bėjė atė sa mė tė pranishme. Nuk do tė mungojė spektakli i mirėfilltė, sipas formulės sė njohur: tė ftuar, balet, humor.

Jeni pėrsėri regjisor i Festivalit tė Kėngės. Ēfarė do t’i sillni publikut gjatė netėve, veē garės?
Regjisori ėshtė nė shėrbim tė festivalit, tė mjeshtėrve tė muzikės, qė duan tė sjellin nė kėtė aktivitet tė reja. Eshtė fat i madh qė kėtė vit marrin pjesė kompozitorė si Shpėtim Saraēi, Adrian Hila, Alfred Kaēinari dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Tė jep mundėsinė tė mendosh qė festivalin qė vjen, prurjet do tė jenė mė tė mėdha. Dhe unė jam nė shėrbim tė tyre, tė bėj tė mundur qė kėto vlera, emocione, t’i pėrcjell. Jam ai kryepunėtori qė vė skelat, qė i vesh me dritė, me beze, dhe nė podium do tė ngremė kėngėtarin. Po pėrpiqem tė sjell sa mė mirė me mjetet shprehėse atė qė unė kam nė dorė.

Nuk keni zbuluar ende prezantuesit e festivalit, cilėt do tė jenė?
Prezantuesit do tė jenė Huejda El Sajed dhe Leon Menkshi, tė cilėt mendoj se kanė jo vetėm dėshirėn, por edhe kanė shumė pėr tė dhėnė. Pra do tė sjellin performancėn qė do t’iu kėrkohet. Ndėrkohė ka pasur edhe kandidatura tė tjera. Fillimisht e kisha tė vėshtirė, sepse ēdo kandidaturė e krahasoja me Adi Krastėn, por sė fundi vendosėm.

Mendohet qė kėtė vit gara tė jetė e fortė. Sa e pranishme do tė jetė kjo atmosferė?
Kėtė vit, ethet e konkurrimit janė shumė herė mė tė forta se mė parė, pasi bėhet fjalė pėr tri ēmime dhe kjo tė sugjeron qė kėtė atmosferė ta shprehėsh me mjete tė ndryshme artistike. Do ta krahasoja me atmosferėn para njė gare kuajsh. Pikėrisht kėtė atmosferė duam tė pėrcjellim edhe ne. Do tė mundohemi qė kėtė ta shprehim qė nė hapjen e festivalit, me prezantimin e kėngėtarėve. Por jo vetėm kaq. Kėtė vit, tė gjithė konkurrentėt janė mė tė motivuar dhe po mundohen tė pėrgatisin performanca sa mė tė mira. Ndryshe nga herėt e tjera, kėtė herė kemi lejuar qė kėngėt tė jenė tė shoqėruara edhe me performanca koreografike, qė do ta bėjnė mė tėrheqėse paraqitjen e tyre.

Mė shumė spektakėl?
Duke qenė se ne shqiptarėt jemi shumė “qibarė” dhe duam qė festivali tė jetė edhe spektakėl, nuk do tė “shpėtojmė” dot prej tij. Nėse e keni ndjekur Festivalin Evropian, ai nuk kishte fare spektakėl dhe mund tė mendosh qė regjisori i tij ishte i dėshtuar, por nė fund tė fundit, ai bėri festivalin, pra atė qė i kėrkohej. Festivali ishte vetė shoė dhe ne duam tė arrijmė pikėrisht kėtė, por duke qenė se nuk i shpėtoj dot vetvetes dhe mėnyrės si ėshtė edukuar spektatori ynė, do tė sjellim edhe elementėt e shoė-t, pa harruar qė strumbullari i gjithė kėsaj ndėrmarrjeje ėshtė kėnga. Madje kemi gjetur elementė tė veēantė, edhe pse nuk ėshtė e lehtė.

Eshtė folur se do tė ketė shumė tė ftuar….
Do tė ketė edhe tė ftuar, si fituesja e ēmimit tė parė nė Festivalin Evropian, Rusllana, njė kėngėtar shumė i mirė, qė pėrfaqėsoi Maqedoninė nė kėtė festival, si dhe fituesja e Festivalit tė Mesdheut, Linda Valori. Ēdo natė do tė jenė tė pranishėm numra koreografikė, nga balerinėt e Akademisė sė Dancit, pėrgatitur nga Arian Sukniqi, qė do tė pėrcjellin pėr publikun mesazhe kundėr luftės, njė herė tjetėr ėshtė njė histori dashurie, shumė e bukur, e hollė…. Kėto performanca do tė jenė tė shoqėruara me muzikė ballkanike. Gjithmonė kemi huazuar muzikėn italiane, amerikane, por asnjėherė atė tė fqinjėve, kėshtu qė kėtė herė vendosėm tė sjellim diēka ndryshe.

Njė vit mė parė, pėrmes njė fabule tė thjeshtė, interpretuar nga Salsano Rrapi, sollėt humor nė skenėn e festivalit…
Nuk do tė mungojė njė personazh qė do tė “zhurmojė” pak nė skenė. Ndoshta do tė vijė tė heqė mikrofonin, mbase do tė dojė tė kėndojė dhe nė pamundėsi, vetėm do tė qeshė. Nuk bėhet fjalė pėr njė tip “Salsano”, pasi ai ishte i dashuruar kokė e kėmbė me Ledinėn, kurse kėtė herė ėshtė i konceptuar ndryshe. Ndosha mund tė dalė edhe nga salla, duke pėrfaqėsuar pikėrisht dėshirėn e publikut pėr tė marrė pjesė. Ndoshta do tė pėrsėris diēka qė kam thėnė edhe mė parė: Kur e pyetėn njėherė Majk Bonxhornon se si kishte mundėsi qė ishte aq i suksesshėm, ai pėrgjigjet: “Ajo qė unė pėrpiqem tė bėj ėshtė e tillė, qė gjithkush qė mė shikon, tė mund tė mendojė se edhe ai ėshtė i zoti ta bėjė atė”. Pra mendojmė tė bėjmė njė farė lidhjeje mes spektatorit dhe skenės.


Artikulli eshte marre Nga Shekulli
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė