Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-04-05, 06:20   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

I tillė ishte nėpunėsi i ngarkuar me prerjen e monedhave, i cili kishte pėr detyrė tė kujdesej si pėr sigurimin e lėndės sė parė, ashtu edhe pėr prerjen dhe shpėrndarjen e monedhave. Mbi drahmet e argjendta emri i tij vendosej krahas atij tė prytanit. Njė funksionar tjetėr ishte poleti qė merrej me rregullimin e tregtisė me ilirėt.
Kulti fetar ishte nė harmoni me institucionet shoqėrore e politike tė qytetit. Kjo duket edhe nga shkrirja e funksioneve fetare me ato shtetėrore (hieramnamonėt). Hyjnitė mė tė adhuruara nė Apoloni ishin Apoloni, qė i dha emrin qytetit, hyjnesha ilire e brigjeve u unjisua nga kolonistėt me Artemisin; Dionizi ishte hyu i vreshtave etj. Perėnditė kryesore, tė cilėve u faleshin mė shumė dyrrahasit, ishin Zeusi, Dielli dhe bashkėthemeluesi legjendar i qytetit Herakliu.
Kolonitė helene u vendosėn nė Iliri nė rrethanat e marrėdhėnieve tė ngushta ekonomike me ilirėt, qė kushtėzoheshin nga interesat reciproke. Fuqizimi i mėtejshėm i kolonive pėrkon me lindjen e qyteteve ilire dhe me formimin e shtetit ilir. Tek kėta kolonitė do tė gjejnė njė bazė pėr t’u mbėshtetur nė synimet e tyre pėr ēlirimin e plotė ekonomik dhe politik nga metropolet. Nuk kanė munguar edhe konfliktet midis ilirėve dhe kolonive, me sa duket, si rrjedhim i shpėrdorimeve tė kolonistėve nė marrėdhėniet me ilirėt dhe pėr kufijtė midis tyre. Kėto morėn forma tė armatosura nė luftėn e Apolonisė me qytetin ilir Thronion rreth mesit tė shek.V dhe nė luftėn e ilirėve kundėr Isės mė 385 p.e.sonė.
Qė nga gjysma e dytė e shek. IV p.e.sonė historia e kolonive helene tė bregdetit tė Ilirisė zhvillohet nė marrėdhėnie tė ngushta me historinė politike tė shtetit ilir dhe nė kornizėn e saj.



Vazhdon.....
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė