Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-06-05, 11:09   #29
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kuqezinjtė, vetėm Bogdani nuk mjafton

Kombėtarja nuk arrin tė bindė nė lojė dhe ka pėsuar gjatė gjithė takimit presionin e kundėrshtarėve

Tė mundur ende pa filluar loja. Ky do tė ishte pėrkufizimi mė i mirė pėr ndeshjen e djeshme, ku kombėtarja jonė u mposht me shifrat 3-1 nga homologia e saj daneze. Nė fakt, shifrat duket sikur e "pėrkėdhelin" disi 90-minutėshin e djeshėm, por ajo qė ishte fare e qartė dhe qė nuk ka nevojė pėr shumė mend pėr t'u kuptuar, ishte mungesa totale e bashkėveprimit mes reparteve tė formacionit tonė. Fillimi ishte i vrullshėm pėr danezėt. Presingu i tyre nė ēdo centimentėr katror tė fushės sė blertė e asfiksoi totalisht repartin e avancuar tė kuqezinjve dhe mbante tėrėsisht nėn kontroll mesfushėn tonė. Madje, goli i danezėve erdhi shumė shpejt. Minuta e gjashtė ishte konkretizimi i gjithė presionit tė skuadrės nordike. I rrallė pėr nga mėnyra e ekzekutimit, goli i parė nxori nė pah defektet e mbrojtjes sonė, ku askush nuk mundi ta ndalė Larsenin nė qendėr tė mbrojtjes.

Reagimi nga ana e kuqezinjve ishte shumė i vakėt dhe thuajse nė asnjė moment nuk gjendej gjuha e pėrbashkėt mes organizatorit Skela dhe "pykave" Tare-Bogdani. Skuadra jonė nuk shtynte dot nga krahėt dhe kėtė fakt e shfrytėzonte shumė mirė Danimarka, qė me njė Gravesen nė formė nuk e kishte tė vėshtirė tė thyente edhe ato pak aksione tė nisura. Kombėtarja pėrpiqet tė nxjerrė diēka nė dritė, por gjatė gjithė 45 minutave tė para regjistrohet vetėm njė gjuajtje e Skelės (mė e rrezikshmja) dhe njė goditje nga larg e Aliajt, tė dyja tė neutralizuara pa asnjė vėshtirėsi nga Sorensen.
Ajo qė mungoi lojės sė skuadrės sonė ishte grinta dhe koncepti. Tė paqartė nė veprimet me topin, kuqezinjtė nuk arrijnė kurrė tė bėhen njė kėrcėnim serioz pėr mbrojtjen vendėse. Mungoi grinta dhe bashkėveprimi. Njė skuadėr apatike, e cila nuk mundej kurrsesi tė bėhej e rrezikshme.

Danimarka, pėrkundrazi, ishte shumė e qartė nė veprimet e saj dhe e qarkullonte topin lehtėsisht. Goli i shėnuar herėt e bėri skuadrėn e Olsenit mė tė qetė dhe pėr pasojė edhe mė tė rrezikshme. Gjatė gjithė fraksionit tė parė, ekipi nordik ishte zot i fushės dhe nuk la asnjėherė hapėsira nė prapavijė. Njė qarkullim perfekt i topit dhe saktėsia nė harkimet e gjata e zinin formacionin e Brigelit nė befasi dhe vetėm fati nuk bėri qė shifrat tė
thelloheshin.

Por sinjali i pjesės sė parė u bė menjėherė fakt i kryer nė 45 minutat e dyta. Ende pa u vėnė mirė nė fushė, danezėt dyfishojnė sėrish me anė tė Larsenit. Njė gol me kokė, tipik i kėsaj skuadre dhe sėrish gabon i njėjti sektor, qendra e mbrojtjes, ku shtatlartėsia daneze dhe mungesa e saktėsisė nga mbrojtėsit tanė, bėjnė qė portieri Ilion Lika tė jetė i pafuqishėm pėrballė goditjes sė saktė me kokė. Kėtu gjithēka merr fund. Danezėt janė shumė tė qetė, ndėrsa kuqezinjtė ēoroditen edhe mė. Bogdani pėrpiqet tė ēajė nė sulm, por ndryshe nga ndeshja me Gjeorgjinė nuk gjen bashkėpunimin e Tares dhe tė Skelės, tė cilėt nuk janė ata tė katėr ditėve mė parė. Loja e Danimarkės bėhet edhe mė e furishme dhe ėshtė krahu i majtė i mbrojtjes sonė qė e vuan mė shumė kėtė shpėrthim. Nga ky krah vjen edhe goli i tretė, por ajo qė tė bėnte mė shumė pėrshtypje ishte fluksi i danezėve nė qendėr tė mbrojtjes sonė, plot tre, dhe Beqiri i vetėm nuk ka ēfarė tė bėjė. Jorgensen i pashqetėsuar e dėrgon topin me qetėsi nė rrjetė (si gjithmonė qendra e mbrojtjes e pavendosur mirė). Danimarka nuk ngopet, ndėrsa ne vazhdojmė tė vuajmė presionin e tyre. Pak minuta pas golit tė tretė, Danimarka fiton njė 11-metėrsh. Tomason, nė pėrballjen me Likėn, del i humbur, pasi shqiptari e grushton mjaft mirė goditjen e tij.
U desh tė vinte minuta e 65-tė e takimit qė trajneri gjerman i kuqezinjve, Hans Peter Brigel, tė ndryshojė diēka nė formacionin e Shqipėrisė. Skela i lė vendin Klodian Duros dhe loja e pėrfaqėsueses sonė ndryshon ritėm. Ngadalė gjallėrohen aksionet sulmuese, ndonėse nė kampin danez avantazhi i tre golave ishte i mjaftueshėm pėr tė toleruar paksa. Erion Bogdani konfirmon edhe njė herė se ėshtė njė shtyllė e rėndėsishme pėr kombėtaren, pasi realizon njė gol shumė tė bukur. Asist perfekt i Canės, stopim i mirė me pjesėn e jashtme tė kėmbės sė djathtė, qė nxjerr jashtė loje ndėrhyrjen e njė mbrojtėsi kundėrshtar dhe goditje e ėmbėl dhe e qetė. Disavantazhi reduktohet nė dy gola, por tė gjithė nė fushėn e lojės ishin tė vetėdijshėm se ndeshja kishte pėrfunduar me kaq. Pas shėnimit tė golit gjallėrohet edhe trajneri Brigel, qė ndoshta kėrkonte ta reduktonte edhe mė humbjen. Del Tare dhe hyn Myrtaj. Praktikisht nuk ndryshon asgjė nė rreshtimin taktik (ashtu si dhe me zėvendėsimin e parė). Tashmė janė danezėt ata qė nuk duan tė lėshojnė mė terren dhe mjaftohen me qarkullimin e topit, qė nxjerr jashtė ēdo dyluftimi lojtarėt tanė. Mundėsia e fundit pėr kuqezinjtė pėr tė ngushtuar diferencėn ishte njė goditje dėnimi e ekzekutuar nga Aliaj, topi i tė cilit pėrfundon pak sipėr traversės sė portierit Sorensen.

Ndeshja e djeshme ishte konfirmimi mė i mirė se pėrfaqėsuesja kuqezi vuan shumė nė fazėn mbrojtėse dhe sidomos kur topat harkohen nga krahėt. Tė tre golat erdhėn si pasojė e kėtij problemi. Zakonisht, jemi mėsuar tė themi atė shprehjen shabllone tė shndėrruar nė moto "humbėm denjėsisht", por humbja e djeshme nuk e kishte fare nė bėrthamė as moton e kėndshme. Penalltia e pritur nga Lika dhe goli i Bogdanit ishin gjėrat e vetme tė bukura qė pamė nė Danimarkė. Pas njė 90-minutėshi tė shėmtuar, tė krenohesh me kėto dy "vogėlsira" ėshtė hipokrizi. Ēipi nuk figuronte as nė stol dhe mėkat qė Sina nuk mundi tė luante mė shumė se tri minuta. Tė paktėn tė kishte marrė njė kujtim nga Danimarka...


Renditja e grupit 2
1.Ukrainė 9 +12 23
2.Turqia 9 +12 16
3.Greqia 9 +5 15
4.Danimarka 8 +5 12
5.Shqipėria 9 -9 9
6.Gjeorgiia 7 -6 5
7.Kazakistani 7 -19 0
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė