Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-06-05, 22:51   #3
at|n|
 
Avatari i at|n|
 
Anėtarėsuar: 24-03-05
Vendndodhja: Mitrovicė
Postime: 218
at|n| me shokė shumeat|n| me shokė shume
Gabim

selam alejkum


Falėnderimi i takon All-llahut atė e falėnderojmė dhe prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė.
Kėrkojmė mbėshtetje tek All-llahu U nga tė kėqiat e shpirtit dhe veprave tona. Atė qė udhėzon All-llahu, s’ka kush e humb dhe atė qė humb, s’ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s’ka zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi u ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.

Tė dashur vėllezėr muslimanė!
Njeriu jeton nė kėtė botė dhe gjatė veprimtarisė sė tij jetėsore kryen vepra tė mira apo tė kėqia dhe vjen momenti kur ai vdes. All-llahu nė Kur’an thotė: “Ēdo krijesė do ta shijojė vdekjen...” (El-Enbija: 35). Por kjo vdekje nuk ėshtė fundi i jetės, por mbyllja e njė periudhe qė ėshtė periudhė sprove pėr tė, argument pėr kėtė ėshtė fjala e All-llahut nė Kur’an: “Ėshtė Ai qė krijoi vdekjen dhe jetėn pėr t’ju sprovuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmiri. Ai ėshtė Ngadhėnjyesi, Mėkatfalėsi.” (El-Mulk: 2) dhe fillimi i njė periudhe tjetėr e vėrtetuar nga fjalėt e All-llahut U nė Kur’an dhe hadithet e tė Dėrguarit u. Jetėn pas vdekjes mund ta ndajmė nė dy periudha:
1. Jeta e varrit.
2. Ahireti.
Nė kėtė fletushkė do tė pėrpiqemi tė tregojmė diēka nga jeta e varrit, e cila fillon pas vdekjes sė njeriut dhe mbaron me ringjalljen e tij nė ditėn e Gjykimit. Se ē’farė i ndodhė njeriut gjatė kėsaj periudhe e ka sqaruar mjaftė i Dėrguari u nė shumė hadithe, njėri prej tė cilėve ėshtė hadithi i mėposhtėm:
Transmeton Imam Ahmedi nga Berai bin Azib r.a. qė ka thėnė:
“Dolėm me tė Dėrguarin u me xhenazen e njė burri prej ensarėve (medinasve). Pasi e varrosėm, u ul i Dėrguari i All-llahut nė drejtim tė Kiblės dhe ne u ulėm rreth tij, sikur mbi kokat tona tė qėndronte njė zog (u ulėm qetė). Nė dorė i Dėrguari u kishte njė shkop, me tė cilin gėrvishtte tokėn. Pastaj filloi tė shikojė nė qiell dhe nė tokė, e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri herė, dhe tha: “Kėrkoni ndihmėn e All-llahut nga ndėshkimi i varrit.” Pastaj tha: “Kur njeriu besimtar gjendet nė momentin e ndarjes nga kjo botė dhe pritjes sė ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra tė bardha si dielli, me vehte kanė qefinė nga qefinėt e xhennetit dhe erėra tė mira nga ato tė xhennetit. Ata i ulen atij me njė gjėrėsi sa i sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes, i cili ulet tek koka e tij dhe thotė: “O shpirt i mirė, dil pėr nė mėshirėn All-llahut dhe kėnaqėsinė e Tij”. Pastaj shpirti del me njė lehtėsi tė tillė, siē del pika e ujit nga gryka e shtėmbės, dhe meleku i vdekjes e merr atė. Kėtė shpirt e pėrshėndesin tė gjithė melaiket e qiellit dhe tė tokės, i hapen atij dyert e qiellit dhe secili prej kėtyre grupeve tė melaikeve qė rrijnė nė kėto dyer, i luten Zotit qė ta ngrejė kėtė shpirt edhe mė lart. Nė momentin kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket e mėshirės ia rrėmbejnė atij kėtė shpirt sa hap e mbyll sytė, dhe nuk e lėshojnė atė derisa e vendosin nė atė qefin dhe nė ato erėra dhe del nga kjo njė erė misku - mė e mira erė qė gjėndet nė sipėrfaqen e tokės. Kėshtu melaiket e mėshirės ngrihen me kėtė shpirt lart nė qiell. Rrugės kėta takojnė grupe melaikesh tė cilėt thonė: “Ē’ėshtė ky shpirt i mirė?” U pėrgjigjen: ėshtė filani i biri i filanit, duke e pėrmendur me emrat mė tė bukur me tė cilėt e kanė thirrur nė dunja. Kėshtu shkojnė derisa tė arrijnė nė qiellin e dunjasė. Kėtu kėrkojnė qė t’u hapet ky qiell, dhe ai hapet. Melaiket qė rrijnė nė kėtė qiell e shoqėrojnė shpirtin deri nė qiellin qė vjen mė pas dhe kėshtu deri sa tė arrijnė nė qiellin e shtatė. Thotė All-llahu U: “Shkruajeni librin e robit tim nė Ilijjin (libėr nė tė cilin shkruhen veprat e mira) pastaj i thuhet: “Kthejeni nė tokė, se Unė ua kam premtuar atė, se nga ajo (toka) i krijova dhe tek ajo i kthej dhe prej saj do t’i ngrej pėrsėri nė ahiret (ditėn e Gjykimit)”. Pastaj shpirti i kthehet nė tokė. Pasi shpirti ėshtė kthyer nė trupin e tij ai ndjen zhurmėn e hapave tė atyre qė ikin. Nė kėtė ēast tė vdekurit i vijnė dy melaike me pamje tė ashpėr dhe i ulen afėr duke e pyetur: “Kush ėshtė zoti yt?” -ai pėrgjigjet: “Zoti im ėshtė All-llahu”. Pastaj thonė: “Cila ėshtė feja jote?” -thotė: “Feja ime ėshtė Islami”. Pastaj pyesin: “Cili ishte ai burrė qė ju dėrgua juve?” - thotė: “Ai ėshtė i Dėrguari i Zotit u” Melaiket e pyesin pėrsėri: “Cila ka qėnė puna jote?” -thotė: “Lexova librin e All-llahut dhe e besova atė”. Kėto tre janė e fundit sprovė qė i paraqitet besimtarit, siē thotė All-llahu nė Kur’an: “I pėrforcon All-llahu ata tė cilėt besuan, me njė fjalė tė palėkundėshme nė jetėn e kėsaj bote”. Prandaj ai thotė: “Zoti im ėshtė All-llahu, feja ime ėshtė Islami dhe i Dėrguari im ėshtė Muhammedi u”. Thėret njė thirrės nė qiell: “Tha tė vėrtetėn robi Im, prandaj shtroni atij prej shtrojeve tė xhennetit dhe visheni atė me veshje tė xhennetit dhe hapni atij derėn tek xhenneti”. I vjen atij nga era e tij dhe mirėsitė e tij, gjithashtu i zgjerohet varri me njė hapėsirė sa sheh syri. Nė kėtė moment i vjen atij njė burrė me pamje tė hijshme me rroba tė bukura dhe me erė tė mirė dhe thotė: “Gėzohu me atė qė tė gėzon ty, pėrgėzohu me kėnaqėsinė e Zotit dhe xhennete nė tė cilat ka mirėsi tė pėrhershme”, kjo ėshtė dita e cila tė ėshtė premtuar. Pastaj shpirti i tij thotė: “Edhe ty tė pėrgėzoftė All-llahu me tė mira, po kush je ti?” -“Unė jam puna jote e mirė. Pėr Zotin, vėrtet ti ishe i shpejtė nė mirėsi dhe bindje ndaj All-llahut dhe i ngadalshėm nė mėkate. Prandaj All-llahu tė shpėrbleftė me tė mira”. Pastaj i hapet atij njė derė nga zjarri dhe i thuhet: “Ky do tė ishte vendi yt po tė ishe prej mėkatarėve, e zėvėndėsoi Zoti kėtė vėnd me kėtė dhe i paraqitet xhenneti. Ndėrsa sheh se ē’ka atje, thotė: “Zoti im, shpejtoje kijametin me qėllim qė tė shkoj tek tė afėrmit e mi dhe pasuria ime”. I thuhet atij: “Rri i qetė!”.
__________________
Ēdo ditė qė vjen ėshtė mė e vėshtirė se dita qė kalon deri sa ta takojmė Zotin tonė! - Muhamedi a.s
at|n| Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė