Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-06-05, 09:24   #5
Panopticon
 
Anėtarėsuar: 08-06-05
Postime: 236
Panopticon e ka pezulluar reputacionin
Gabim

I nderuar Albmuslim,

E respektoj interesimin tend per kete ceshtje, me lejo te te pergjigjem shkurt.

Ka shume arsye pse NUK DUHET TE POSTOHET shkrimi pa autor, une po e permendi vetem nje.

Nese dikush poston nje shkrim qe nuk eshte i tiji, po eshte i nje dijetari, ne KUNDERSHTOJME pikpamjet e dijetarit - duke menduar se keto pikepamje jane te forumistit. Dijetari ka autoritet per te dhene nje mendim (qofte edhe i gabuar), dhe ne veshtire e kundershtojme ate. Forumisti ordinar nga ana tjeter nuk ka, dhe eshte lehte i kundershtueshem.

Burimet e pa cituara ne boten akademike quhen LETRA TE BARDHA, e keto nuk kane vlere argumentuese dhe bejne pjese ne plagjiarizem, qe eshte i ndeshkueshem me ligj. Prandaj une sugjeroj qe ne ketu DUHET te mesojme se si shkruhet dhe/ose citohet.

Nqs do te lirohemi ne shume - ndonjeri nga ne mund te marre nje roman te Ismail Kadarese, te beje copy-paste ketu, dhe mos te citoje kush e ka shkruajtur dhe te njejten ta shfrytezoje per argumentim. PO KJO NUK NDODH - mos ke dert, sepse te gjithe e njohin Ismail KAdarene dhe shkrimet e tij. Pse pra shkrimet e fletushkave te ndryshme te lejohet te mos citohen? Sepse ato nuk kane vlere? Une mendoj se jo, CDO SHKRIM artistik dhe shkencor ka vlere.

Me respekt,

Panopticon.
Panopticon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė